+ -

عَنِ ابْنِ عُمَرَ رضي الله عنهما عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، قَالَ:
«مَثَلُ الْمُنَافِقِ، كَمَثَلِ الشَّاةِ الْعَائِرَةِ بَيْنَ الْغَنَمَيْنِ تَعِيرُ إِلَى هَذِهِ مَرَّةً وَإِلَى هَذِهِ مَرَّةً».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 2784]
المزيــد ...

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Hipokriti i shëmbëllen deles së hamendur mes dy kopeve: herë shkon te këto, herë tek ato.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 2784]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron gjendjen e hipokritit, i cili i shëmbëllen deles së hamendur, e cila nuk di cilën nga dy kopetë ta ndjekë: herë shkon te njëra kope, herë te kopeja tjetër. Ata janë të hutuar mes besimit dhe mosbesimit; ata nuk janë me besimtarët, nga ana e jashtme dhe e brendshme, as me jobesimtarët, nga ana e jashtme dhe e brendshme, por pamja e jashtme e tyre është me besimtarët, e brendësia e tyre është në dyshim dhe hezitim; herë anojnë nga besimtarët, e herë nga jobesimtarët.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht اليونانية Uzbekisht Ukrainisht الجورجية اللينجالا المقدونية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Një nga udhëzimet e Profetit ﷺ është sjellja e shembujve për afrimin e kuptimeve.
  2. Sqarimi i gjendjes së hipokritëve, meqë ata janë në mëdyshje dhe paqëndrueshmëri.
  3. Paralajmërim ndaj gjendjes së hipokritëve dhe inkurajim për sinqeritet dhe vendosmëri në besim, si nga ana jashtme, ashtu edhe nga ana e brendshme.