1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Në Ditën e Kiametit, Allahu i Lartësuar do t'i thotë të dënuarit me dënimin më të lehtë në Zjarr: "Sikur të posedoje gjithçka në Tokë, a do ta flijoje për të shpëtuar nga kjo?" - Po, - përgjigjet ai

عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«يَقُولُ اللَّهُ تَعَالَى لِأَهْوَنِ أَهْلِ النَّارِ عَذَابًا يَوْمَ القِيَامَةِ: لَوْ أَنَّ لَكَ مَا فِي الأَرْضِ مِنْ شَيْءٍ أَكُنْتَ تَفْتَدِي بِهِ؟ فَيَقُولُ: نَعَمْ، فَيَقُولُ: أَرَدْتُ مِنْكَ أَهْوَنَ مِنْ هَذَا، وَأَنْتَ فِي صُلْبِ آدَمَ: أَلّاَ تُشْرِكَ بِي شَيْئًا، فَأَبَيْتَ إِلَّا أَنْ تُشْرِكَ بِي».

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Në Ditën e Kiametit, Allahu i Lartësuar do t'i thotë të dënuarit me dënimin më të lehtë në Zjarr: "Sikur të posedoje gjithçka në Tokë, a do ta flijoje për të shpëtuar nga kjo?" - Po, - përgjigjet ai. Allahu ia kthen: "Teksa ishe në palcën e Ademit, të kërkova diçka edhe më të lehtë se kjo: të mos më bëje ortak (shirk). Por, ti nuk doje ndryshe, përveçse të më bëje ortak.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 6557

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se Allahu i Lartësuar do t'i thotë njeriut me dënimin më të lehtë në Zjarr, pasi të hyjë në të: "Sikur ta posedoje këtë botë dhe gjithçka që gjendet në të, a ta flijoje për të shpëtuar nga ky dënim?!" - Po, - do të thotë. E Allahu do t'i thotë: "Unë të kërkova dhe të urdhërova diçka më të lehtë se kaq, kur besëlidhja u mor prej teje, kur ishe në palcën e Ademit, që të mos më bësh ortak asgjë (në adhurim), por ti refuzove, kur të nxora në këtë botë, veçse të më bësh ortak (shirk)."

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e teuhidit dhe se ai është i lehtë për t'u praktikuar.
  2. Rreziku i shirkut dhe fundi i tij i pështirë.
  3. Allahu e mori besëlidhjen nga bijtë e Ademit teksa ata ishin në kurrizin e babait të tyre Ademit, që të mos i shoqërojnë Atij asgjë (në adhurim).
  4. Paralajmërim kundër shirkut (idhujtarisë) dhe se e gjithë kjo botë nuk do t'i bëjë dobi jobesimtarit asgjë në Ditën e Kiametit.

Shfaq përkthimet

52 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية