1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi Asnjë popull nuk ngrihet nga një tubim, në të cilin nuk e kanë përmendur Allahun, përveçse do të jetë sikur po largohen nga kufoma e një gomari dhe do të jetë shkak për pikëllimin e tyre

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«مَا مِنْ قَوْمٍ يَقُومُونَ مِنْ مَجْلِسٍ لَا يَذْكُرُونَ اللَّهَ فِيهِ إِلَّا قَامُوا عَنْ مِثْلِ جِيفَةِ حِمَارٍ، وَكَانَ لَهُمْ حَسْرَةً».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Asnjë popull nuk ngrihet nga një tubim, në të cilin nuk e kanë përmendur Allahun, përveçse do të jetë sikur po largohen nga kufoma e një gomari dhe do të jetë shkak për pikëllimin e tyre."

Sahih Transmeton Ebu Davudi Suneni i Ebu Davudit - 4855

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith njoftoi se asnjë popull nuk merr pjesë në një tubim dhe pastaj largohet prej tij pa e përmendur Allahun, përveçse do të jetë sikur po largohen nga një tubim mbi kufomën e një gomari, në aspektin e kalbjes dhe ndytësisë, për shkak se ishin tepër të angazhuar me fjalët e tyre dhe nuk e përmendën Allahun. Ky tubim do të jetë burim pikëllimi, humbjeje dhe pendimi të përjetshëm për ta në Ditën e Gjykimit.

Mësime nga hadithi

  1. Paralajmërimi i përmendur këtu në hadith, kundër neglizhencës në përmendjen e Allahut, nuk kufizohet vetëm te tubimet, përkundrazi, ai përfshin edhe gjëra të tjera. Neveviu ka thënë: "Është e papëlqyeshme që ai që ulet në një vend të largohet prej tij pa e përmendur Allahun e Lartësuar."
  2. Pikëllimi që ata përjetojnë në Ditën e Gjykimit është ose për shkak të humbjes së shpërblimit dhe mirësive, pasi nuk e kanë shfrytëzuar kohën në nënshtrim ndaj Allahut, ose për shkak të mëkateve të kryera dhe dënimit që i pret, pasi e kanë përdorur kohën në mosbindje ndaj Tij.
  3. Nëse ky paralajmërim është kundër shkujdesjes, që vjen nga ato që janë të lejuara, atëherë çfarë të thuhet për tubimet e ndaluara, që përfshijnë përgojimin, bartjen e fjalëve dhe ndalesa të tjera?!

Shfaq përkthimet

51 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
NE नेपाली النيبالية
YO Yorùbá اليوروبا
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية