عن سالم بن أبي الجَعْدِ قال: قال رجل: ليتني صَلَّيتُ فاسترحْتُ، فكأنّهم عابُوا ذلك عليه، فقال: سمعتُ رسولَ الله صلى الله عليه وسلم يقول:
«يا بلالُ، أقِمِ الصَّلاةَ، أرِحْنا بها».

[صحيح] - [رواه أبو داود] - [سنن أبي داود: 4985]
المزيــد ...

Salim ibën Ebi Xhadi tregon se një njeri tha: "Sikur të isha falur dhe të isha qetësuar!" Ata sikur e qortuan për këtë gjë. E kam dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë:
"O Bilal! Thirre ikametin (për namaz) dhe na qetëso me të!"

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Ebu Davudi] - [Suneni i Ebu Davudit - 4985]

Shpjegimi

Dikush nga sahabët tha: "Sikur të isha falur dhe të isha qetësuar!" Ata që ishin përreth tij sikur e qortuan për këtë gjë. Kësisoj (Salimi tha se) e kam dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "O Bilal! Thirre ezanin për namaz, që të qetësohemi me të!" Sepse në namaz i drejtohemi Allahut të Lartësuar dhe e qetësojmë shpirtin dhe zemrën.

Mësime nga hadithi

  1. Rehatia e zemrës arrihet me namaz, sepse në të i drejtohemi Allahut të Lartësuar.
  2. Refuzimi ndaj atij që adhurimi i duket i rëndë.
  3. Ai që kryen obligimin e tij dhe heq përgjegjësinë e tij për të, do të arrijë rehati dhe ndjenjë sigurie.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (57)