+ -

عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرِو بْنِ الْعَاصِ رضي الله عنهما قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«إِنَّ الْإِيمَانَ لَيَخْلَقُ فِي جَوْفِ أَحَدِكُمْ كَمَا يَخْلَقُ الثَّوْبُ الْخَلِقُ، فَاسْأَلُوا اللَّهَ أَنْ يُجَدِّدَ الْإِيمَانَ فِي قُلُوبِكُمْ».

[صحيح] - [رواه الحاكم والطبراني] - [المستدرك على الصحيحين: 5]
المزيــد ...

Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Besimi vjetrohet brenda ndonjërit prej jush ashtu si vjetrohet rroba, prandaj kërkoni nga Allahu që të ripërtërijë besimin në zemrat tuaja."

[Ky hadith është sahih] - - [Mustedreku i Sahihajnit - 5]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se besimi vjetrohet në zemrën e muslimanit dhe dobësohet, sikurse rroba e re që vjetrohet për shkak të përdorimit të gjatë. Kjo, për shkak të shpërfilljes ndaj adhurimeve ose bërjes së gjynaheve dhe zhytjes në epshe. Kështu, Profeti ﷺ na porositi që t'i lutemi Allahut të Lartësuar që të na përtërijë besimin, duke i kryer obligimet dhe duke bërë shpesh dhikër (përmendje të Allahut) dhe istigfar (kërkimfalje pej Tij).

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht Azerisht Uzbekisht Ukrainisht
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Inkurajimi për t'i kërkuar Allahut të na bëjë të qëndrueshëm (në fe) dhe të na ripërtërijë besimin në zemër.
  2. Imani (besimi) është fjalë, vepër dhe bindje; shtohet me adhurim dhe pakësohet me mëkatim.