+ -

عن أبي هريرة رضي الله عنه: أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال:
«يَنْزِلُ رَبُّنَا تَبَارَكَ وَتَعَالَى كُلَّ لَيْلَةٍ إِلَى السَّمَاءِ الدُّنْيَا حِينَ يَبْقَى ثُلُثُ اللَّيْلِ الْآخِرُ، يَقُولُ: «مَنْ يَدْعُونِي فَأَسْتَجِيبَ لَهُ؟ مَنْ يَسْأَلُنِي فَأُعْطِيَهُ؟ مَنْ يَسْتَغْفِرُنِي فَأَغْفِرَ لَهُ؟».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 1145]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Zoti ynë i Lartësuar zbret (ashtu siç i takon madhërisë së Tij) çdo natë, pasi të mbetet e treta e fundit e natës, në qiellin e kësaj bote, dhe thotë: "A ka kush më lutet Mua, që t'i përgjigjem? A ka kush kërkon nga Unë, që t'i jap? A ka kush kërkon falje prej Meje, që ta fal?"

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 1145]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se Allahu i Lartmadhëruar zbret në qiellin e kësaj bote çdo natë kur mbetet e treta e fundit e natës dhe i inkurajon robërit e Tij ta lusin Atë, e Ai u përgjigjet atyre; i inkurajon që t'i kërkojnë atë që duan, e Ai ua jep atë që e kërkojnë; i inkurajon që të kërkojnë falje nga mëkate, e Ai i fal robërit e Vet besimtarë.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht Ukrainisht الجورجية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e një të tretës së fundit të natës dhe e namazit, lutjes dhe kërkimit të faljes gjatë saj.
  2. Kur njeriu ta dëgjojë këtë hadith, duhet të kujdeset shumë që t'i shfrytëzojë këto kohë të pranimit të lutjes.
Më shumë