عن أبي هريرة رضي الله عنه عن النبي صلى الله عليه وسلم قال:
«لَيْسَ شَيْءٌ أَكْرَمَ عَلَى اللهِ تَعَالَى مِنَ الدُّعَاءِ».

[حسن] - [رواه الترمذي وابن ماجه وأحمد] - [سنن الترمذي: 3370]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë:
"Nuk ka asgjë më fisnike për Allahun sesa lutja."

[Hadith hasen] - [رواه الترمذي وابن ماجه وأحمد] - [Suneni i Tirmidhiut - 3370]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se nuk ka adhurim më të mirë tek Allahu i Lartësuar sesa lutja, sepse ngërthen në vete pohimin se Allahu i Lartmadhëruar është i Vetëmjaftueshëm dhe pohimin se robi është i paaftë e i varfër për Allahun.

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e lutjes dhe se kushdo që e lut Allahun, e madhëron Atë dhe e pranon se Ai është i Vetëmjaftueshëm, sepse nuk i lutemi të varfrit. Ai është Gjithëdëgjues, e nuk i lutemi të shurdhrit. Ai është Bujar, e nuk i lutemi koprracit. Ai është i Gjithëmëshirshëm, e nuk i lutemi të vrazhdit. Ai është i Fuqishëm, e nuk i lutemi të pafuqishmit. Ai është afër, e i largëti nuk dëgjon, si dhe cilësi të tjera të madhërueshme e të bukura të Allahut të Lartmadhëruar.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (67)