+ -

عن عبد الله بن عمر رضي الله عنهما قال:
سَمِعَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ رَجُلًا يَعِظُ أَخَاهُ فِي الْحَيَاءِ، فَقَالَ: «الْحَيَاءُ مِنَ الْإِيمَانِ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح مسلم: 36]
المزيــد ...

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:
Profeti ﷺ dëgjoi një njeri duke e këshilluar vëllanë e tij rreth turpit, e në atë rast Profeti ﷺ tha: "Turpi është prej besimit."

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Muslimit - 36]

Shpjegimi

Profeti ﷺ dëgjoi një njeri tek e këshillonte vëllanë e tij që ta braktiste turpin e tepruar! Kështu, Profeti ﷺ sqaroi se turpi është pjesë e besimit dhe se ai sjell vetëm të mira.
Turpi është karakter që nxit për të bërë vepra dhe për ta lënë anash të shëmtuarën.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht Oromisht Kannadisht Azerisht Uzbekisht Ukrainisht
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Ajo që të pengon të bësh mirë nuk quhet turp, por quhet ndrojtje, paaftësi, dobësi dhe frikë.
  2. Turpi prej Allahut të Lartmadhëruar arrihet duke i vepruar gjërat e obliguara dhe duke i lënë anash gjërat e ndaluara.
  3. Turpi ndaj njerëzve konsiston në respektimin e tyre, që t'u jepet pozita që e meritojnë dhe të shmanget prej asaj që zakonisht është e pakëndshme.