1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Nëse një rob ia mbulon gabimet një robi tjetër në këtë botë, Allahu do t'ia mbulojë gabimet atij në Ditën e Kiametit.”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«لَا يَسْتُرُ عَبْدٌ عَبْدًا فِي الدُّنْيَا إِلَّا سَتَرَهُ اللهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Nëse një rob ia mbulon gabimet një robi tjetër në këtë botë, Allahu do t'ia mbulojë gabimet atij në Ditën e Kiametit.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2590

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se nuk e mbulon një musliman vëllanë e tij musliman në ndonjë çështje, veçse Allahu i Lartmadhëruar do ta mbulojë në Ditën e Kiametit; sepse shpërblimi është sipas llojit të veprës. Mbulimi i Allahut ndaj tij mund të jetë duke fshehur të metat dhe mëkatet e tij, që të mos përhapen te banorët e vendtubimit (Mahsherit), dhe mund të jetë gjithashtu duke mos e marrë në llogari për to dhe duke mos ia përmendur ato.

Mësime nga hadithi

  1. Është e ligjshme të mbulohet një musliman nëse bën mëkat, duke shprehur mospëlqimin, duke e këshilluar dhe duke e paralajmëruar, t'ia ketë frikën Allahut. Megjithatë, nëse ai është prej të këqinjve dhe të prishurve, që hapur bëjnë mëkate dhe shthurje, atëherë nuk duhet të mbulohet, sepse kjo do ta inkurajonte të kryente më shumë mëkate. Prandaj, çështja e tij duhet t’i referohet sundimtarit, edhe nëse përmendet, sepse ai shthurjen dhe mëkatin është duke e bërë botërisht.
  2. Inkurajimi që të mbulohen të metat e të tjerëve.
  3. Prej dobive të mbulimit të të metava mund të përmendim: t’i jepet mëkatarit mundësia të reflektojë mbi veprimet e tij dhe të pendohet tek Allahu, sepse shpallja e të metave dhe gabimeve është një formë e përhapjes së shthurjes, prish harmoninë shoqërore dhe i mashtron njerëzit të bien në të njëjtat mëkate.

Shfaq përkthimet

50 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
NE नेपाली النيبالية
YO Yorùbá اليوروبا
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية