+ -

عَنِ ‌ابْنِ أَبِي أَوْفَى رضي الله عنه قَالَ:
كَانَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِذَا رَفَعَ ظَهْرَهُ مِنَ الرُّكُوعِ قَالَ: «سَمِعَ اللهُ لِمَنْ حَمِدَهُ، اللَّهُمَّ رَبَّنَا لَكَ الْحَمْدُ، مِلْءَ السَّمَاوَاتِ وَمِلْءَ الْأَرْضِ وَمِلْءَ مَا شِئْتَ مِنْ شَيْءٍ بَعْدُ».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 476]
المزيــد ...

Ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ngrihej nga rukuja, thoshte: “Semiallahu limen hamideh, Allahumme rabbena, lekel-hamd, mil’es-semavati ve mil’el-erdi, ve mi’e ma shite min shejin badu (Allahu e pranon lavdinë e atij që i bën lavdi! O Allah, Zoti ynë, ty të takon lavdia, aq sa mbushen qiejt, Toka dhe çdo gjë tjetër që Ti do).”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 476]

Shpjegimi

Kur Profeti ﷺ e ngrinte shpinën nga rukuja në namaz, thoshte: “Semiallahu limen hamideh”, që do të thotë: kush e lavdëron Allahun e Lartësuar, Ai i përgjigjet dhe ia pranon lavdërimin dhe e shpërblen. Pastaj e lavdëron Allahun duke thënë: “Allahumme rabbena, lekel-hamd, mil’es-semavati ve mil’el-erdi, ve mi’e ma shite min shejin badu." Lavdërim, aq sa mbushen qiejt, Toka e çfarë ka mes tyre dhe çdo gjë tjetër që do Allahu.

Përkthimi: Anglisht Urdu Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Turqisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف Azerisht Ukrainisht الجورجية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Sqarimi se çfarë është e rekomanduar të thotë namazliu kur ta ngrejë kokën nga rukuja.
  2. Obligueshmëria që të qëndrojmë drejt dhe të jemi të qetë pas ngritjes nga rukja, sepse nuk mund ta themi këtë dhikër nëse nuk jemi të drejtuar dhe të qetë.
  3. Ky dhikër është i ligjshëm të thuhet në të gjitha namazet, qofshin obligative, qofshin vullnetare.