عَنْ أَبِي رُقَيَّةَ تَمِيمِ بْنِ أَوْسٍ الدَّارِيِّ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«الدِّينُ النَّصِيحَةُ» قُلْنَا: لِمَنْ؟ قَالَ: «لِلهِ وَلِكِتَابِهِ وَلِرَسُولِهِ وَلِأَئِمَّةِ الْمُسْلِمِينَ وَعَامَّتِهِمْ».

Ebu Rukaje Temim ibën Eus Dariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
"Feja është sinqeriteti." E pyetëm: "Ndaj kujt?" Ai tha: "Ndaj Allahut, ndaj Librit dhe të Dërguarit të Tij, ndaj prijësve të muslimanëve, si dhe ndaj shtresës së përgjithshme të muslimanëve."

Sahih Transmeton Muslimi الأربعون النووية - 7

Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se feja bazohet në sinqeritet dhe çiltërsi, në mënyrë që ajo të përmbushet ashtu siç ka urdhëruar Allahu, plotësisht, pa cungim e pa mashtrim. Profetin ﷺ e pyetën: "Ndaj kujt është sinqeriteti?" Ai tha: Së pari: sinqeriteti ndaj Allahut të Lartmadhëruar, duke punuar sinqerisht për Të, duke mos i bërë ortak (shirk), duke besuar në zotërimin, hyjnitetin dhe në emrat e cilësitë e Tij, dhe duke e respektuar urdhrin e Tij e duke thirrur për të besuar në Të. Së dyti: sinqeriteti ndaj Librit të Tij, që është Kurani i madhërishëm. Pra, të besojmë se ai është Fjala e Tij e libri i Tij i fundit, dhe se ai i shfuqizoi të gjitha ligjet (sheriatet) para tij. Ne e madhërojmë atë dhe e lexojmë ashtu siç duhet. Punojmë sipas ajeteve të tij që janë krejtësisht të qarta (muhkemat) dhe i pranojmë ato që janë jo krejtësisht të qarta (muteshabihat). E mbrojmë atë nga interpretimi i shtrembëruesve, marrim mësim nga këshillat e tij, i përhapim dituritë e tij dhe ftojmë tek ai. E treta: sinqeriteti ndaj të Dërguarit të Tij, Muhamedit ﷺ. Pra, të besojmë se ai është profeti i fundit, t'i besojmë asaj që solli, t'u bindemi urdhrave të tij dhe t'u shmangemi ndalesave të tij. Ta adhurojmë Allahun vetëm me atë që ai solli, ta respektojmë, ta nderojmë, ta përhapim thirrjen e tij, t'i përhapim ligjet (sheriatin) e tij dhe t'i mohojmë akuzat që hidhen kundër tij. E katërta: sinqeriteti ndaj prijësve të muslimanëve, duke i ndihmuar ata në të vërtetën, duke mos i kundërshtuar në çështjet e tyre, t'i dëgjojmë dhe t'u bindemi për sa kohë që i binden Allahut. Së pesti: sinqeriteti ndaj muslimanëve, duke u bërë mirë dhe duke i ftuar tek e mira, duke i ruajtur nga dëmet, duke u dëshiruar të mirat dhe duke bashkëpunuar me ta në mirësi e devotshmëri.

Mësime nga hadithi

  1. 1. Urdhri për të qenë të sinqertë me (e për të këshilluar) të gjithë.
  2. Pozita madhështore që gëzon sinqeriteti (këshilla) në fe.
  3. Feja ngërthen në vete besime, fjalë dhe vepra.
  4. Nga sinqeriteti është që të jesh i dëlirë nga mashtrimi ndaj atij që e këshillon dhe ta dëshirosh të mirën për të.
  5. Metoda e shkëlqyer e mësimdhënies nga ana e Profetit ﷺ, meqë e përmendi sinqeritetin fillimisht në mënyrë të përgjithshme, e më pas e sqaroi hollësisht.
  6. Fillimi me gjërat që janë më të rëndësishme e kështu me radhë, sepse Profeti ﷺ filloi me sinqeritetin ndaj Allahut, Librit (Kuranit), Profetit ﷺ, prijësve të muslimanëve e më pas sinqeritetin ndaj shtresës së përgjithshme të muslimanëve.

Shfaq përkthimet

61 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
FR Français الفرنسية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
YO Yorùbá اليوروبا
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
FF Fulfulde الفولانية
IT Italiano الإيطالية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UZ O‘zbek الأوزبكية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو