+ -

عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بنِ عُمرَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُما أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«كُلُّكُمْ رَاعٍ فَمَسْئُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ، فَالأَمِيرُ الَّذِي عَلَى النَّاسِ رَاعٍ وَهُوَ مَسْئُولٌ عَنْهُمْ، وَالرَّجُلُ رَاعٍ عَلَى أَهْلِ بَيْتِهِ وَهُوَ مَسْئُولٌ عَنْهُمْ، وَالمَرْأَةُ رَاعِيَةٌ عَلَى بَيْتِ بَعْلِهَا وَوَلَدِهِ وَهِيَ مَسْئُولَةٌ عَنْهُمْ، وَالعَبْدُ رَاعٍ عَلَى مَالِ سَيِّدِهِ وَهُوَ مَسْئُولٌ عَنْهُ، أَلاَ فَكُلُّكُمْ رَاعٍ وَكُلُّكُمْ مَسْئُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 2554]
المزيــد ...

Nga Abdullah ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Të gjithë ju jeni barinj dhe secili është përgjegjës për tufën e tij. Prijësi i një populli është bari dhe ai është përgjegjës për tufën e tij. Burri është bariu i njerëzve të shtëpisë së tij dhe ai është përgjegjës për ta. Gruaja është bareshë e shtëpisë së burrit të saj dhe fëmijëve të tij dhe ajo është përgjegjëse për ta. Skllavi është bariu i pasurisë së zotërisë së tij dhe ai është përgjegjës për të. Secili prej jush është bari dhe secili prej jush është përgjegjës për tufën e tij.”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 2554]

Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) na njofton se të gjithë muslimanët kanë nga një përgjegjësi në shoqëri dhe ata duhet të kujdesen dhe ta mbartin atë. Prijësi dhe udhëheqësi janë barinj të atyre që Allahu i ka vendosur në përgjegjësinë e tyre. Andaj ata duhet të ruajnë të drejtat e tyre, t'i mbrojnë nga agresorët, të përballen me armiqtë e tyre dhe të mos i neglizhojnë të drejtat e tyre. Burri është përgjegjës për shpenzimet e jetesës së familjes së tij, për sjelljen e mirë me ta dhe për arsimimin dhe edukimin e tyre. Gruaja është përgjegjëse për menaxhimin e mirë të shtëpisë së burrit të saj dhe edukimin e fëmijëve të tij. Shërbëtori dhe punëtori janë përgjegjës për ruajtjen e pasurisë së pronarit të tyre që e kanë në menaxhimin e tyre dhe për kryerjen e shërbimeve që i detyrohen atij. Kësisoj, çdo njeri është bari i detyrës që i është ngarkuar dhe është përgjegjës për mbarëvajtjen e saj.

Mësime nga hadithi

  1. Përgjegjësia në shoqërinë muslimane është gjithëpërfshirëse dhe çdo individ ka në supet e veta një përgjegjësi sipas pozicionit, aftësisë dhe detyrës së tij.
  2. Femra ka një përgjegjësi të madhe, e cila konsiston në kryerjen e detyrimeve të shtëpisë së burrit të saj dhe detyrave të saj karshi fëmijëve të saj.
Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tajlandisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Oromisht Kannadisht الولوف Ukrainisht الجورجية
Shfaq përkthimet