1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi Pa dyshim, hallalli dhe harami janë të qartë

عَنْ أَبِي عَبْدِ اللَّهِ النُّعْمَانِ بْنِ بَشِيرٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ، قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّم يَقُولُ:
«إنَّ الحَلَالَ بَيِّنٌ، وَإِنَّ الحَرَامَ بَيِّنٌ، وَبَيْنَهُمَا مُشْتَبِهَاتٌ لَا يَعْلَمُهُنَّ كَثِيرٌ مِنَ النَّاسِ، فَمَنْ اتَّقَى الشُّبُهَاتِ اسْتَبْرَأَ لِدِينِهِ وَعِرْضِهِ، وَمَنْ وَقَعَ فِي الشُّبُهَاتِ وَقَعَ فِي الحَرَامِ، كَالرَّاعِي يَرْعَى حَوْلَ الحِمَى يُوشِكُ أَنْ يَرْتَعَ فِيهِ، أَلَا وَإِنَّ لِكُلِّ مَلِكٍ حِمًى، أَلَّا وَإِنَّ حِمَى اللَّهِ مَحَارِمُهُ، أَلَّا وَإِنَّ فِي الجَسَدِ مُضْغَةً إذَا صَلَحَتْ صَلَحَ الجَسَدُ كُلُّهُ، وَإذَا فَسَدَتْ فَسَدَ الجَسَدُ كُلُّهُ، أَلَا وَهِيَ القَلْبُ».

Nga Ebu Abdullah Numan ibën Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), përcillet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
"Pa dyshim, hallalli dhe harami janë të qartë, por në mes tyre ka gjëra të dyshimta, të cilat shumë njerëz nuk i dinë. Ai që ruhet nga të dyshimtat, e ka ruajtur fenë dhe nderin e vet, kurse ai që bie në të dyshimtat, tashmë ka rënë në haram, si bariu që kullot kopenë përbri zonës së ndaluar, ku kopeja mund të bjerë në çdo çast. Me të vërtetë, çdo mbret ka zonën e vet të ndaluar, porse zona e ndaluar e Allahut janë haramet. Vini re, në trupin e njeriut është një copë mishi, që, nëse ajo është në rregull, tërë trupi është në rregull, por, nëse ajo prishet, prishet tërë trupi. Kini kujdes, ajo është zemra."

Sahih رواه البخاري ومسلم الأربعون النووية - 6

Shpjegimi

Profeti ﷺ na sqaroi në këtë hadith një rregull të përgjithshme në lidhje me gjërat dhe se ato në sheriat ndahen në tri kategori: hallall i qartë, haram i qartë dhe gjëra të dyshimta, vendimi i të cilave nuk është i qartë në aspektin e hallallit dhe haramit e këtë vendim nuk e dinë shumë njerëz.
Kushdo që i braktis këto gjëra të dyshimta, feja e tij do të jetë e sigurt duke e larguar nga rënia në haram dhe nderi i tij do të jetë i sigurt nga fjalët e njerëzve, për faktin se ata do ta kritikonin për kryerjen e kësaj vepre të dyshimtë. Kushdo që nuk u shmanget të dyshmitave, e ka ekspozuar veten: ose duke rënë në haram, ose duke përfoluar njerëzit nderin e tij. Profeti ﷺ ka dhënë një shembull për të treguar gjendjen e atij që i vepron të dyshmitat, se i tilli është sikurse bariu që kullot bagëtinë e tij pranë një toke që e ka rrethuar pronari i saj, kështu që bagëtitë e bariut mund të kullotin në këtë zonë të rrethuar, për shkak të afërsisë me të. Po ashtu, kushdo që bën diçka të dyshimtë, atëherë ai i afrohet haramit dhe është gati për të rënë në të. Pas kësaj, Profeti ﷺ tregoi se në trupin e njeriut është një copë mishi (zemra), që, nëse ajo është në rregull, tërë trupi është në rregull, por, nëse ajo prishet, prishet i tërë trupi.

Mësime nga hadithi

  1. Ky hadith shërben si bazë për shmangien e gjërave të dyshimta.
  2. Inkurajimi për ta braktisur të dyshimtën, vendimi për të cilën nuk është qartësuar ende.

Shfaq përkthimet

69 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
FR Français الفرنسية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
JA 日本語 اليابانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
YO Yorùbá اليوروبا
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
SO Soomaali الصومالية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
FF Fulfulde الفولانية
IT Italiano الإيطالية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
EL Ελληνικά اليونانية
AK Akan الأكانية
UZ O‘zbek الأوزبكية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو