1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Muslimani ndaj muslimanit ka gjashtë detyrime.” Të pranishmit thanë: “Cilat janë ato, o i Dërguari i Allahut!?” Tha: “Kur ta takosh, ta përshëndesësh me selam, kur të të ftojë, t'i përgjigjesh në ftesë, kur të kërkojë prej teje këshillë, ta këshillosh, kur të teshtijë dhe të thotë: “Elhamdulilah”, t'i thuash: “Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!)"; kur të sëmuret, ta vizitosh; dhe kur të vdesë, ta përcillësh xhenazen e tij (në varreza).”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«حَقُّ الْمُسْلِمِ عَلَى الْمُسْلِمِ سِتٌّ» قِيلَ: مَا هُنَّ يَا رَسُولَ اللهِ؟، قَالَ: «إِذَا لَقِيتَهُ فَسَلِّمْ عَلَيْهِ، وَإِذَا دَعَاكَ فَأَجِبْهُ، وَإِذَا اسْتَنْصَحَكَ فَانْصَحْ لَهُ، وَإِذَا عَطَسَ فَحَمِدَ اللهَ فَسَمِّتْهُ، وَإِذَا مَرِضَ فَعُدْهُ وَإِذَا مَاتَ فَاتَّبِعْهُ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Muslimani ndaj muslimanit ka gjashtë detyrime.” Të pranishmit thanë: “Cilat janë ato, o i Dërguari i Allahut!?” Tha: “Kur ta takosh, ta përshëndesësh me selam, kur të të ftojë, t'i përgjigjesh në ftesë, kur të kërkojë prej teje këshillë, ta këshillosh, kur të teshtijë dhe të thotë: “Elhamdulilah”, t'i thuash: “Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!)"; kur të sëmuret, ta vizitosh; dhe kur të vdesë, ta përcillësh xhenazen e tij (në varreza).”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2162

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se muslimani ndaj muslimanit i ka gjashtë detyrime: I pari: Ta përshëndesë me selam kur e takon, duke i thënë: Es-selamu alejkum, dhe ai duhet t’ia kthejë përshëndetjen duke thënë: Ue alejkumus selam. I dyti: T'i përgjigjet ftesës së tij kur e fton në gosti apo ndonjë rast tjetër. I treti: T’i japë këshillë kur ai kërkon, pa hipokrizi e pa mashtrim. I katërti: Kur ai teshtin dhe thotë: Elhamdulilah (çdo falënderim i takon Allahut), t’i thotë: Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!); dhe ai t’i përgjigjet: Jehdikumullah ve juslihu balekum (Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë gjendjen!). I pesti: Ta vizitojë dhe ta pyesë për gjendjen e tij kur është i sëmurë. I gjashti: T’ia falë xhenazen dhe ta përcjellë deri sa të varroset.

Mësime nga hadithi

  1. Sheukaniu ka thënë: "Ajo që nënkuptohet me 'detyrimet e muslimanit ndaj muslimanit' është se ato nuk duhet të neglizhohen, dhe përmbushja e tyre është ose obligim, ose shumë e preferuar në një mënyrë që e bën të ngjashme me obligimin që nuk duhet lënë pas dore."
  2. Kthyerja e selamit është obligim individual (farz ajn) nëse selami i drejtohet një personi të vetëm, ndërsa nëse i drejtohet një grupi, mjafton që njëri prej tyre të përgjigjet. Sa i përket fillimit të përshëndetjes me selam, ajo në parim është Sunet (vepër e pëlqyer, e jo obligim).
  3. Njëra nga detyrimet e muslimanit ndaj muslimanit tjetër është që ta vizitojë kur ai është i sëmurë, sepse kjo i sjell gëzim dhe ngushëllim zemrës së tij dhe konsiderohet obligim kolektiv (farz kifaje).
  4. Është obligim përgjigjja ndaj ftesës, përveç nëse ajo përfshin mëkat. Nëse ftesa është për dasmë, shumica e dijetarëve e konsiderojnë obligim përgjigjen ndaj saj, përveç nëse ka një arsye të vlefshme sipas Sheriatit (për të mos shkuar). Ndërsa, nëse ftesa është për diçka tjetër përveç dasmës, shumica e konsiderojnë pjesëmarrjen të pëlqyeshme.
  5. Thënia e lutjes: "Jerhamukallah - Allahu të mëshiroftë!", ndaj atij që teshtin është obligim për këdo që e dëgjon atë duke thënë elhamdulilah.
  6. Përsosmëria e sheriatit dhe kujdesi i tij në forcimin e lidhjeve shoqërore dhe të besimit, si dhe lidhjeve të dashurisë ndërmjet anëtarëve të tij.
  7. Shprehja në arabisht: "semmit'hu", e në disa versione thuhet "shemmit'hu", pra me “s” dhe me “sh”, është një lutje për mirësi dhe begati. Është thënë se "teshmit" do të thotë: “Allahu të largoftë nga fatkeqësitë që do ta gëzonin armikun tënd dhe të ruajttë prej tyre!” Ndërsa "tesmit" do të thotë: “Allahu të udhëzoftë në rrugën e drejtë!”

Shfaq përkthimet

45 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
NE नेपाली النيبالية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية