1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Shikoni ata që janë poshtë jush e mos i shikoni ata që janë sipër jush, sepse kështu ka më pak gjasa që të mos i përçmoni begatitë e Allahut ndaj jush.”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضيَ اللهُ عنهُ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«انْظُرُوا إِلَى مَنْ أَسْفَلَ مِنْكُمْ، وَلَا تَنْظُرُوا إِلَى مَنْ هُوَ فَوْقَكُمْ، فَهُوَ أَجْدَرُ أَلَّا تَزْدَرُوا نِعْمَةَ اللهِ عَلَيْكُمْ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Shikoni ata që janë poshtë jush e mos i shikoni ata që janë sipër jush, sepse kështu ka më pak gjasa që të mos i përçmoni begatitë e Allahut ndaj jush.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 2963

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e urdhëroi muslimanin që, në çështjet e kësaj bote, t'i shikojë ata që janë më poshtë tij dhe më pak se ai për nga gjendja, pasuria, pozita e nderi, e të mos shikojë ata që janë mbi të apo më të përparuar se ai. Kjo sepse shikimi te ata që janë më poshtë njeriut, ka më pak gjasa që të mos nënvlerësohen dhe përbuzen begatitë që Allahu ti ka dhuruar.

Mësime nga hadithi

  1. Kënaqësia me atë që ka besimtari është një nga tiparet më fisnike të tij dhe shenjë e kënaqësisë me caktimin e Allahut.
  2. Ibn Xheriri ka thënë: "Ky është një hadith gjithëpërfshirës, që përmbledh lloje të shumta të hajrit, sepse kur njeriu sheh dikë që në këtë botë ka përparuar mbi të, shpirti i tij e dëshiron të njëjtën gjë, i nënvlerëson begatitë që Allahu i Lartësuar ia ka dhënë dhe shtohet te ai dëshira për të grumbulluar më shumë, me synimin për ta arritur ose për t'u barazuar me atë person. Kjo është gjendja e shumicës së njerëzve. Por, kur ai shikon ata që janë më poshtë tij në çështjet e kësaj bote, atëherë i bëhen të qarta begatitë e Allahut ndaj tij, kësisoj e falënderon Atë, tregohet modest dhe vepron mirë me atë që i është dhënë."

Shfaq përkthimet

43 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية