+ -

عَنْ ‌أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ:
أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ افْتَقَدَ ثَابِتَ بْنَ قَيْسٍ، فَقَالَ رَجُلٌ: يَا رَسُولَ اللهِ، أَنَا أَعْلَمُ لَكَ عِلْمَهُ، فَأَتَاهُ فَوَجَدَهُ جَالِسًا فِي بَيْتِهِ، مُنَكِّسًا رَأْسَهُ، فَقَالَ: مَا شَأْنُكَ؟ فَقَالَ شَرٌّ، كَانَ يَرْفَعُ صَوْتَهُ فَوْقَ صَوْتِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقَدْ حَبِطَ عَمَلُهُ، وَهُوَ مِنْ أَهْلِ النَّارِ، فَأَتَى الرَّجُلُ فَأَخْبَرَهُ أَنَّهُ قَالَ كَذَا وَكَذَا، فَرَجَعَ الْمَرَّةَ الْآخِرَةَ بِبِشَارَةٍ عَظِيمَةٍ، فَقَالَ: «اذْهَبْ إِلَيْهِ فَقُلْ لَهُ: إِنَّكَ لَسْتَ مِنْ أَهْلِ النَّارِ، وَلَكِنْ مِنْ أَهْلِ الْجَنَّةِ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 3613]
المزيــد ...

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
Profeti ﷺ vuri re se mungonte Thabit ibn Kajsi, andaj pyeti për të. Një burrë i tha: "O i Dërguari i Allahut, unë do të të njoftoj për të." Kështu, shkoi tek ai, të cilin e gjeti kokulur në shtëpi, andaj e pyeti: "Çfarë ke?" Ai iu përgjigj: "Vetëm sherr." Pastaj tregoi se si ai e ngrinte zërin mbi atë të Profetit ﷺ, gjë për të cilën i janë shkatërruar veprat, prandaj është bërë banor i Zjarrit. Lajmëtari shkoi te Profeti ﷺ dhe i tregoi se ai paska thënë kështu e kështu. Pastaj (lajmëtari) u kthye sërish (te Thabiti) me një përgëzim të madh dhe i tha se Profeti ﷺ ka thënë: “Shko tek ai dhe thuaji se ai nuk është banor i Zjarrit, por banor i Xhenetit.”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 3613]

Shpjegimi

Profeti ﷺ vuri re se mungonte Thabit ibn Kajsi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), andaj pyeti për të. Një burrë i tha: "O i Dërguari i Allahut, unë do të të njoftoj për të dhe do të ta tregoj shkakun përse po mungon." Kështu, shkoi tek ai dhe e gjeti të pikëlluar, kokulur në shtëpinë e tij, prandaj e pyeti: "Çfarë ke?" Thabiti i tha se çfarë sherri e kishte goditur, sepse ai e ngrinte zërin mbi zërin e Profetit ﷺ, e Allahu kishte kërcënuar këdo që e bënte këtë se do t'i shkatërrohej vepra dhe do të ishte nga banorët e Zjarrit.
Kështu, personi në fjalë u kthye te Profeti ﷺ dhe i tregoi për këtë, e Profeti ﷺ e urdhëroi që të kthehej te Thabiti dhe t'i jepte lajmin e mirë se ai nuk është prej banorëve të Xhehenemit, por prej banorëve të Xhenetit. Kjo, se zëri i tij ishte i lartë natyrshëm dhe për shkak se ai ishte ligjëruesi i të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe ligjëruesi i ensarëve.

Përkthimi: Anglisht Urdu Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Turqisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف Azerisht Ukrainisht
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Sqarimi i vlerës së Thabit ibn Kajsit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe se ai ishte nga banorët e Xhenetit.
  2. Interesimi i Profetit ﷺ për sahabët kur nuk ishin të pranishëm.
  3. Frika e sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) mos u shkatërrohen veprat.
  4. Teksa ishte gjallë Profeti ﷺ, ishte obligim edukata kur ai ligjëronte, e edhe ulja e zërit kur të dëgjohet suneti - hadithi i tij, pas vdekjes së tij.