1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Ata që mallkojnë shumë, nuk do të jenë as dëshmitarë e as ndërmjetësues në Ditën e Kiametit.”

عَنْ أَبِي الدَّرْدَاءِ رضي الله عنه: سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«إِنَّ اللَّعَّانِينَ لَا يَكُونُونَ شُهَدَاءَ وَلَا شُفَعَاءَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ».

Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Ata që mallkojnë shumë, nuk do të jenë as dëshmitarë e as ndërmjetësues në Ditën e Kiametit.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2598

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se kush mallkon shpesh dhe padrejtësisht të tjerët, meriton dy ndëshkime: E para: Ai nuk do të jetë dëshmitar në Ditën e Gjykimit për popujt të cilëve u janë dërguar shpalljet hyjnore, përmes të dërguarve të tyre; dëshmia e tij nuk pranohet as në këtë botë për shkak të mëkatit dhe mosbindjes së tij të qëllimshme; dhe nuk do t’i jepet grada e shehidit - vdekja në rrugë të Allahut. E dyta: Ai nuk do të mund të bëjë ndërmjetësim (shefat) në Ditën e Gjykimit kur besimtarët do të ndërmjetësojnë për vëllezërit e tyre që kanë merituar Zjarrin.

Mësime nga hadithi

  1. Mallkimi është i ndaluar dhe përsëritja e tij e shpeshtë përbën mëkat të madh.
  2. Ndëshkimi që përmendet në hadith është specifikisht për ata që mallkojnë shpesh, e jo për ndonjë rast të vetëm apo situata të ngjashme. Po ashtu, përjashtim bën mallkimi i lejuar, i cili i referohet atij që është i ligjësuar në sheriat, kur mallkimi bëhet për ata që kanë cilësi të përçmuara, pa i përmendur me emra të veçantë, si p.sh.: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët”, “Mallkimi i Allahut qoftë mbi zullumqarët”, “Allahu i mallkoftë ata që bëjnë figura frymorësh”, “Allahu i mallkoftë ata që veprojnë si populli i Lutit (homoseksualët)”, “Allahu i mallkoftë ata që therin kurban për dikë tjetër përveç Allahut”, “Allahu i mallkoftë burrat që imitojnë gratë dhe gratë që imitojnë burrat”, e kështu me radhë.
  3. Pohohet gjithashtu edhe ndërmjetësimi i besimtarëve në Ditën e Gjykimit.

Shfaq përkthimet

45 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
NE नेपाली النيبالية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية