1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët, e megjithatë të dy kanë mirësi

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«الْمُؤْمِنُ الْقَوِيُّ، خَيْرٌ وَأَحَبُّ إِلَى اللهِ مِنَ الْمُؤْمِنِ الضَّعِيفِ، وَفِي كُلٍّ خَيْرٌ، احْرِصْ عَلَى مَا يَنْفَعُكَ، وَاسْتَعِنْ بِاللهِ وَلَا تَعْجَزْ، وَإِنْ أَصَابَكَ شَيْءٌ، فَلَا تَقُلْ لَوْ أَنِّي فَعَلْتُ كَانَ كَذَا وَكَذَا، وَلَكِنْ قُلْ قَدَرُ اللهِ وَمَا شَاءَ فَعَلَ، فَإِنَّ (لَوْ) تَفْتَحُ عَمَلَ الشَّيْطَانِ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
“Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët, e megjithatë të dy kanë mirësi.Kujdesu për atë që të bën dobi, kërko ndihmën e Allahut e mos u ndal (lodh), nëse të godet diçka, mos thuaj: “Sikur të kisha vepruar kështu, do të ishte kështu e ashtu”, por thuaj: “Caktim i Allahut dhe çfarë dëshiron Ai vepron”, sepse fjala “sikur” hap dyert për të vepruar shejtani.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2664

Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) shpjegon se të gjithë besimtarët janë të mirë, por besimtari i fortë në besimin, vendosmërinë dhe mirëqenien e tij dhe në faktorët e tjerë të fuqisë, është më i mirë dhe më i dashur për Allahun e Madhëruar se besimtari i dobët. Mandej, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) e porosit besimtarin që të përvetësojë shkaqet e gjërave të dobishme për të, të kësaj jete dhe të jetës tjetër, duke u mbështetur tek Allahu i Madhëruar dhe duke kërkuar ndihmë nga Ai. Pastaj ai (paqja qoftë mbi të!) ia ndalon besimtarit paaftësinë, përtacinë dhe dembelizmin në gjërat që janë të dobishme për të në të dy botët. Kur besimtari e jep mundin e tij në bërjen e diçkaje, i përvetëson shkaqet e duhura, mbështetet tek Allahu i Madhëruar dhe kërkon mirësinë prej Tij, atëherë pas gjithë kësaj, ai duhet t'ia dorëzojë të gjithë çështjen e vet Allahut të Madhëruar dhe ta dijë se zgjedhja e Allahut është më e mira për të. E nëse pas kësaj, atë e godet ndonjë fatkeqësi, të mos thotë: "Sikur të kisha vepruar kështu, do të kishte ndodhur kështu e ashtu!" Sepse fjala “sikur” i hap derën punës së shejtanit dhe e shtyn njeriun që të kundërshtojë kaderin dhe të brengoset për të kaluarën. Por, le të thotë, i nënshtruar dhe i kënaqur: "Caktimi i Allahut, Ai bën ç'të dëshirojë!" Andaj, ajo që ka ndodhur, ka ndodhur në përputhje me dëshirën e Allahut. Ai bën ç'të dojë, askush nuk e kthen mbrapsht vendimin e Tij dhe askush nuk e ndryshon dot gjykimin e Tij.

Mësime nga hadithi

  1. Njerëzit janë të ndryshëm në shkallët e besimit.
  2. Fuqia në kryerjen e punëve është gjë e pëlqyeshme, sepse nëpërmjet fuqisë arrihen gjëra të dobishme, të cilat nuk arrihen dot nëpërmjet dobësisë.
  3. Njeriu duhet të përpiqet për gjërat që i sjellin dobi dhe t'i lërë gjërat e padobishme.
  4. Besimtari duhet të kërkojë ndihmën e Allahut në të gjitha çështjet e tij dhe të mos mbështetet te vetja e tij.
  5. Pohimi i kadasë dhe kaderit (caktimet hyjnore) dhe se një gjë e tillë nuk bie ndesh me përvetësimin e shkaqeve dhe përpjekjen në kërkimin e mirësive.
  6. Ndalimi i shprehjes “sikur” në formën e shprehjes së zemërimit në kohën e rënies së fatkeqësive dhe paligjshmëria e kundërshtimit të kaderit të Allahut të Madhëruar.

Shfaq përkthimet

57 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
YO Yorùbá اليوروبا
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
SO Soomaali الصومالية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
IT Italiano الإيطالية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UZ O‘zbek الأوزبكية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية