+ -

عَنِ الحُسَينِ بنِ عَلِيٍّ بنِ أَبِي طَالِبٍ رضي الله عنهما قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«الْبَخِيلُ مَنْ ذُكِرْتُ عِنْدَهُ فَلَمْ يُصَلِّ عَلَيَّ».

[صحيح] - [رواه الترمذي والنسائي في الكبرى وأحمد] - [السنن الكبرى للنسائي: 8046]
المزيــد ...

Husejn ibn Ali bin Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kopraci (i vërtetë) është ai, që kur përmendem unë tek ai, nuk dërgon salavat mbi mua.”

[Ky hadith është sahih] - [رواه الترمذي والنسائي في الكبرى وأحمد] - [Es-Sunen el-Kubra i Nesaiut - 8046]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka tërhequr vërejtjen nga mosdërgimi i salavateve mbi të kur përmendet emri i tij, kunja (Ebul Kasim) ose përshkrimi i tij. Ai ka thënë: "Kopraci i vërtetë është ai, që kur përmendem unë tek ai, ai nuk dërgon salavat mbi mua. E kjo ka disa arsye:
E para: Kjo është kopraci ndaj diçkaje, që nuk i shkakton asnjë humbje, as të vogël e as të madhe, nuk kërkon dhënie pasurie dhe as përpjekje.
E dyta: Ai ka treguar kopraci ndaj vetes së tij dhe e ka privuar atë nga shpërblimi i dërgimit të salavateve mbi të Dërguarin e Allahut ﷺ. Kjo për shkak se, duke refuzuar të dërgojë salavate mbi të, ai ka hezituar dhe është shmangur nga përmbushja e një detyre që është e domosdoshme për t’u zbatuar si përgjigje ndaj urdhrit, dhe nga e cila do të përfitonte shpërblim.
E treta: Dërgimi i salavateve mbi të është përmbushje e një pjese të së drejtës së Profetit ﷺ. Ai është që na mësoi, ai është që na udhëzoi dhe na thirri drejt Allahut të Lartmadhëruar. Ai na solli këtë shpallje hyjnore dhe këtë sheriat, pra, ai është shkaku i udhëzimit tonë, pas Allahut të Lartësuar. Kush nuk dërgon salavate mbi të, ka treguar kopraci ndaj vetes së tij dhe ndaj Profetit, ﷺ për një të drejtë që është ndër të drejtat më të vogla ndaj tij.

Mësime nga hadithi

  1. Mosdërgimi i salavateve mbi Profetin ﷺ është shenjë e koprracisë.
  2. Dërgimi i salavateve mbi Profetin ﷺ është një nga veprat më të mira dhe adhurimet më të vlefshme në çdo kohë, e veçanërisht bëhet obligim kur përmendet emri i tij.
  3. Neveviu ka thënë: "Kur dikush të dërgojë salavate mbi Profetin ﷺ, le të bashkojë mes salavatit dhe selamit, dhe të mos kufizohet vetëm në njërën prej tyre. Pra, të mos thotë vetëm: "sal-lallahu alejhi", dhe as vetëm: "alejhis selam".
  4. Ebu Alije ka thënë në komentimin e fjalës së Allahut: "Vërtet Allahu dhe melekët e Tij dërgojnë salavate mbi Profetin": Salavati i Allahut të Lartmadhëruar mbi Profetin e Tij është lavdërimi i Tij për të, ndërsa salavati nga melekët dhe njerëzit për të nënkupton lutjen për të."
  5. Halimi ka thënë: "Kuptimi i fjalës- "O Allah, dërgo salavate mbi Muhamedin"- është,- O Allah, madhëroje atë në këtë botë, duke ngritur lart përmendjen e tij, duke shfaqur fenë e tij dhe duke ruajtur sheriatin e tij. Ndërsa në botën tjetër, madhëroje duke e bërë ndërmjetësues për umetin e tij, duke i dhënë shpërblime dhe mirësi të shumta, duke treguar vlerën e tij para të parëve dhe të fundmëve me pozitën e lavdëruar (ar. el Mekam el Mahmud), dhe duke e vendosur atë përpara të gjithëve që kanë pozita të larta."
Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Lituanisht Darisht Serbisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht الموري Malagasisht Oromisht Kannadisht الولوف Ukrainisht الجورجية المقدونية الخميرية الماراثية
Shfaq përkthimet