عن أَبِي أُمَامَةَ إِياسِ بنِ ثَعْلَبَةَ الحَارِثِيِّ رضي الله عنه أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«مَنِ اقْتَطَعَ حَقَّ امْرِئٍ مُسْلِمٍ بِيَمِينِهِ، فَقَدْ أَوْجَبَ اللهُ لَهُ النَّارَ، وَحَرَّمَ عَلَيْهِ الْجَنَّةَ» فَقَالَ لَهُ رَجُلٌ: وَإِنْ كَانَ شَيْئًا يَسِيرًا يَا رَسُولَ اللهِ؟ قَالَ: «وَإِنْ قَضِيبًا مِنْ أَرَاكٍ».
[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 137]
المزيــد ...
Ebu Umame Ijas ibn Thalebe Harithiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kush ia rrëmben të drejtën një muslimani, duke u betuar (rrejshëm), Allahu do ta fusë në Zjarr dhe do t'ia ndalojë Xhenetin.” Një burrë e pyeti: “Edhe nëse bëhet fjalë për diçka të vogël, o i Dërguari i Allahut?” Profeti ﷺ iu përgjigj: “Edhe nëse bëhet fjalë për një degëz araku.”
[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 137]
Profeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër betimit të rrejshëm në emër të Allahut me vetëdije, për të marrë padrejtësisht të drejtën e një muslimani. Dënimi për këtë është të jetë meritor i tilli për Zjarrin dhe i privuar nga Xheneti, dhe kjo vepër konsiderohet prej mëkateve të mëdha. Një burrë tha: "O i Dërguar i Allahut, edhe nëse ajo për të cilën betohet është diçka e parëndësishme?" Profeti ﷺ i tha: "Edhe nëse është një misvak (shkop i vogël për pastrimin e dhëmbëve) i marrë nga pema arak."