عَنْ سَهْلِ بْنِ مُعَاذِ بْنِ أَنَسٍ عَنْ أَبِيهِ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«مَنْ أَكَلَ طَعَامًا فَقَالَ: الحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي أَطْعَمَنِي هَذَا وَرَزَقَنِيهِ مِنْ غَيْرِ حَوْلٍ مِنِّي وَلاَ قُوَّةٍ، غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ».

[حسن] - [رواه أبو داود والترمذي وابن ماجه وأحمد] - [سنن الترمذي: 3458]
المزيــد ...

Sehël ibën Muadhi transmeton nga babai i tij, i cili tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Atij që ha ushqim dhe thotë: "Lavdia i takon Allahut, i Cili ma mundësoi ta ha këtë ushqim dhe më furnizoi pa mundin dhe fuqinë time", do t’i falen mëkatet e mëparshme.”

[Hadith hasen] - [رواه أبو داود والترمذي وابن ماجه وأحمد] - [Suneni i Tirmidhiut - 3458]

Shpjegimi

Profeti ﷺ e stimulon në këtë hadith atë që ha ushqim ta falënderojë Allahun, pasi që nuk ka fuqi të sjellë ushqim e as të hajë, përveçse me ndihmën e Allahut të Lartësuar. Pastaj Profeti ﷺ dha sihariq se atij që e thotë këtë e meriton që Allahu t'ia falë mëkatet e tij të vogla të mëparshme.

Mësime nga hadithi

  1. Është e rekomanduar që në fund të ushqimit gjatë ngrënies të themi: "Elhamduilah - Falënderimi i takon Allahut."
  2. Sqarimi i mirësive të mëdha të Allahut të Lartësuar ndaj robërve të Tij, pasi Ai ua lehtësoi dhe ua siguroi atyre mjetet e furnizimit dhe bëri që përmes kësaj të shlyhen mëkatet.
  3. Veprat e robërve janë të gjitha nga Allahu i Lartësuar, e jo nga mundi e fuqia e tyre, megjithatë robi është i urdhëruar t'i marrë shkaqet e të përpiqet.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (51)