عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«مَنْ تَوَضَّأَ فَأَحْسَنَ الْوُضُوءَ ثُمَّ أَتَى الْجُمُعَةَ فَاسْتَمَعَ وَأَنْصَتَ غُفِرَ لَهُ مَا بَيْنَهُ وَبَيْنَ الْجُمُعَةِ وَزِيَادَةُ ثَلَاثَةِ أَيَّامٍ، وَمَنْ مَسَّ الْحَصَى فَقَدْ لَغَا».
[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 857]
المزيــد ...
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
“Atij që merr abdes mirë dhe shkon në xhuma, pastaj dëgjon (hutben) me vëmendje dhe hesht, do t'i falen mëkatet mes kësaj dhe xhumasë së kaluar, madje edhe tri ditë shtesë. Ndërkaq, ai që luan me guralecë, tashmë e ka humbur shpërblimin.”
[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 857]
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se ai që merr abdes mirë duke i plotësuar shtyllat e tij dhe duke ndjekur sunetet dhe rregullat e tij, pastaj shkon për ta falur namazin e xhumasë e hesht dhe e dëgjon ligjëruesin; nuk flet biseda boshe, Allahu do t'ia falë mëkatet e vogla për dhjetë ditë, nga namazi i xhumasë deri në xhumanë e dytë dhe tri ditë shtesë, sepse vepra e mirë dhjetëfishohet. Pastaj Profeti ﷺ tërhoqi vërejtjen që zemra të mos largohet nga këshillat që thuhen gjatë hutbes (ligjëratës së të premtes), duke luajtur me gjymtyrët e veta; duke i prekur guralecët dhe lloje të tjera të lojërave dhe angazhimit (me telefon etj). Ai që vepron kështu, e ka humbur shpërblimin, e ai që e ka humbur shpërblimin, nuk ka hise në shpërblimin e namazit të plotë të xhumasë.