+ -

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«مَنِ اغْتَسَلَ يَوْمَ الجُمُعَةِ غُسْلَ الجَنَابَةِ ثُمَّ رَاحَ، فَكَأَنَّمَا قَرَّبَ بَدَنَةً، وَمَنْ رَاحَ فِي السَّاعَةِ الثَّانِيَةِ، فَكَأَنَّمَا قَرَّبَ بَقَرَةً، وَمَنْ رَاحَ فِي السَّاعَةِ الثَّالِثَةِ، فَكَأَنَّمَا قَرَّبَ كَبْشًا أَقْرَنَ، وَمَنْ رَاحَ فِي السَّاعَةِ الرَّابِعَةِ، فَكَأَنَّمَا قَرَّبَ دَجَاجَةً، وَمَنْ رَاحَ فِي السَّاعَةِ الخَامِسَةِ، فَكَأَنَّمَا قَرَّبَ بَيْضَةً، فَإِذَا خَرَجَ الإِمَامُ حَضَرَتِ المَلاَئِكَةُ يَسْتَمِعُونَ الذِّكْرَ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 881]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Ai që pastrohet ditën e premte, ashtu siç pastrohet prej xhunubllëkut dhe shkon në xhami, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një deve. Ai që shkon në çastet e dyta, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një lopë. Ai që shkon në çastet e treta, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një dash me brirë. Ai që shkon në çastet e katërta, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një pulë. Ai që shkon në çastet e pesta, konsiderohet sikurse të ketë dhënë sadaka një vezë. E, kur imami të ngjitet në minber, melekët ndalen për ta dëgjuar dhikrin (hutben).”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 881]

Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith vlerën e vajtjes herët në namazin e xhumasë. Hershmëria fillon nga lindja e diellit deri në ardhjen e imamit. Këto janë pesë çaste dhe ndahen në pesë pjesë sipas kohës ndërmjet lindjes së diellit derisa imami të hyjë dhe të ngjitet në minber për të mbajtur hutben:
I pari: ai që pastrohet me gusël të plotë, ashtu siç pastrohet prej xhunubllëkut dhe shkon në xhami për ta falur namazin e xhumasë në çastet e para, koniderohet sikur të ketë dhënë sadaka një deve.
I dyti: ai që shkon në çastet e dyta, konsiderohet sikur të ketë dhënë sadaka një lopë.
I treti: ai që shkon në çastet e treta, konsiderohet sikur të ketë dhënë sadaka një dash me brirë.
I katërti: ai që shkon në çastet e katërta, konsiderohet sikur të ketë dhënë sadaka një pulë.
I pesti: ai që shkon në çastet e pesta, konsiderohet sikur të ketë dhënë sadaka një vezë.
Kur imami të hipën në minber për ta mbajtur hutben, melekët që rrinë ulur te dyert ndalen së shkruari emrat e atyre që futen në xhami dhe shkojnë për ta dëgjuar hutben.

Mësime nga hadithi

  1. Inkurajimi për t'u pastruar para namazit të xhumasë, respektivisht para shkuarjes për në namaz.
  2. Vlera e shkuarjes herët për në namazin e xhumasë në çastet e para të ditës.
  3. Inkurajimi për të përshpejtuar drejt veprave të mira.
  4. Melekët marrin pjesë në namazin e xhumasë dhe e mirëdëgjojnë hutben.
  5. Melekët qëndrojnë në dyert e xhamive dhe i shkruajnë ata që venë në namazin e xhumasë, një nga një.
  6. Ibn Rexhebi ka thënë: "Pjesa e hadithit: “Ai që pastrohet ditën e premte... dhe shkon në xhami” tregon se abdesi i rekomanduar për ditën e xhuma fillon me lindjen e agimit dhe përfundon me nisjen për në ditën e xhuma."
Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Lituanisht Darisht Serbisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Oromisht Kannadisht الولوف Azerisht Ukrainisht الجورجية المقدونية الخميرية الماراثية
Shfaq përkthimet