+ -

عن أبِي هُرَيرةَ رضي الله عنه أنَّ رسول الله صلى الله عليه وسلمَ قال:
«إذا قُلْتَ لِصَاحِبِكَ: أَنْصِتْ، يومَ الجمعةِ، والْإِمامُ يَخْطُبُ، فَقَدْ لَغَوْتَ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح مسلم: 851]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Nëse në ditën e premte, teksa imami është duke ligjëruar, i thua shokut tënd: "Hesht!", veçse e ke humbur shpërblimin."

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Muslimit - 851]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron një nga normat e detyrueshme për ata që marrin pjesë në hutben e xhumasë, që është: të heshtet teksa imami ligjëron, që të përsiatë mbi hutben. Ai që flet, - qoftë dhe pak, - teksa imami është duke ligjëruar, fjala vjen, i thotë ndokujt: “Hesht!”, ose: “Dëgjo!”, veçse e ka humbur shpërblimin e namazit të xhumasë.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف Azerisht Ukrainisht الجورجية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Të folurit gjatë dëgjimit të hutbes është haram, qoftë dhe me ndalimin e së keqes, qoftë me kthimin e selamit, qoftë duke i thënë teshtitësit: "Jerhamukallah - Allahu të mëshiroftë!"
  2. Nga kjo gjë bën përjashtim ai që i drejtohet imamit ose imami i drejtohet atij.
  3. Në rast nevoje lejohet të folurit ndërmjet dy hutbeve.
  4. Nëse Profeti ﷺ përmendet gjatë kohës kur imami e mban hutben, atëherë i dërgon salavate dhe selame në heshtje, e njëjtë vepron kur të thuash: "Amin", pasi imami të bëjë lutje.
Më shumë