عَنْ مَيْمُونَةُ أُمِّ المؤمِنينَ رضي الله عنها قَالتْ:
وَضَعْتُ لِلنَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ غُسْلًا، فَسَتَرْتُهُ بِثَوْبٍ، وَصَبَّ عَلَى يَدَيْهِ، فَغَسَلَهُمَا، ثُمَّ صَبَّ بِيَمِينِهِ عَلَى شِمَالِهِ، فَغَسَلَ فَرْجَهُ، فَضَرَبَ بِيَدِهِ الأَرْضَ، فَمَسَحَهَا، ثُمَّ غَسَلَهَا، فَمَضْمَضَ وَاسْتَنْشَقَ، وَغَسَلَ وَجْهَهُ وَذِرَاعَيْهِ، ثُمَّ صَبَّ عَلَى رَأْسِهِ وَأَفَاضَ عَلَى جَسَدِهِ، ثُمَّ تَنَحَّى، فَغَسَلَ قَدَمَيْهِ، فَنَاوَلْتُهُ ثَوْبًا فَلَمْ يَأْخُذْهُ، فَانْطَلَقَ وَهُوَ يَنْفُضُ يَدَيْهِ.
[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 276]
المزيــد ...
Mejmuneja, nëna e besimtarëve, (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Ia vura ujin Profetit ﷺ për t'u larë dhe e mbulova me një rrobë (që të mos shihej). I hodhi ujë duarve dhe i lau. Pastaj, me dorën e djathtë, i hodhi ujë dorës së majtë dhe me të lau organin gjenital. Pastaj e përplasi dorën në dhe dhe e fshiu e e lau. Pastaj shpëlau gojën dhe hundën, lau fytyrën dhe duart deri te bërrylat, derdhi ujë mbi kokë dhe mbi tërë trupin. E, në fund, u zhvendos nga vendi ku ndodhej dhe lau këmbët. Pasi e përfundoi, i ofrova një rrobë (si peshqir), por nuk e deshi dhe u largua duke i shkundur duart."
[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 276]
Nëna e besimtarëve, Mejmuneja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka treguar për mënyrën se si Profeti ﷺ lahej nga xhunubllëku dhe se ajo vendosi për të ujë që ai të lahej tërësisht dhe e mbuloi atë me një perde, e sakaq Profeti ﷺ veproi si më poshtë:
Së pari: Profeti ﷺ hodhi ujë në duart e tij dhe i lau ato para se t'i fuste në enë.
Së dyti: ai me dorën e djathtë, hodhi ujë në dorën e majtë dhe e lau organin gjenital, duke e pastruar atë nga çdo gjurmë papastërtie.
Së treti: ai e preku tokën me dorë, e fshiu, pastaj e lau për të hequr papastërtinë prej saj.
Së katërti: e shpëlau gojën duke futur ujë në të dhe duke e lëvizur e rrotulluar, pastaj duke e hedhur ujin jashtë, si dhe e shpëlau hundën duke futur ujë në të, pastaj duke e nxjerrë për ta pastruar.
Së pesti: lau fytyrën dhe duart deri te bërrylat.
Së gjashti: hodhi ujë në kokë.
Së shtati: hodhi ujë mbi pjesën tjetër të trupit.
Së teti: lëvizi nga vendi i tij (në të cilin po lahej) dhe i lau këmbët në një vend tjetër, ku nuk i kishte larë më parë.
Pastaj ajo i solli një leckë, për t'u tharë me të, por ai nuk e mori dhe filloi ta fshinte e ta shkundte ujin nga trupi me dorën e vet.