+ -

عَنْ ‌حُمْرَانَ مَوْلَى عُثْمَانَ بْنِ عَفَّانَ رضي الله عنه:
أَنَّهُ رَأَى عُثْمَانَ بْنَ عَفَّانَ دَعَا بِوَضُوءٍ، فَأَفْرَغَ عَلَى يَدَيْهِ مِنْ إِنَائِهِ، فَغَسَلَهُمَا ثَلَاثَ مَرَّاتٍ، ثُمَّ أَدْخَلَ يَمِينَهُ فِي الْوَضُوءِ، ثُمَّ تَمَضْمَضَ وَاسْتَنْشَقَ وَاسْتَنْثَرَ، ثُمَّ غَسَلَ وَجْهَهُ ثَلَاثًا، وَيَدَيْهِ إِلَى الْمِرْفَقَيْنِ ثَلَاثًا، ثُمَّ مَسَحَ بِرَأْسِهِ، ثُمَّ غَسَلَ كُلَّ رِجْلٍ ثَلَاثًا، ثُمَّ قَالَ: رَأَيْتُ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَتَوَضَّأُ نَحْوَ وُضُوئِي هَذَا، وَقَالَ: «مَنْ تَوَضَّأَ نَحْوَ وُضُوئِي هَذَا ثُمَّ صَلَّى رَكْعَتَيْنِ لَا يُحَدِّثُ فِيهِمَا نَفْسَهُ غَفَرَ اللهُ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 164]
المزيــد ...

Humrani, i çrobëruari i Othmanit, tregon se pa Othmanin teksa kërkoi një enë me ujë (për të marrë abdes). Kështu, fillimisht derdhi (ujin nga ena) në duart e tij dhe i lau duart tri herë, pastaj futi dorën e djathtë në ujë dhe shpëlau gojën e hundën dhe e nxori (ujin) jashtë, pastaj lau fytyrën dhe duart deri në bërryla nga tri herë, i dha mes'h kokës dhe, fare në fund, lau secilën këmbë nga tri herë. Pastaj tha: "E kam parë Profetin ﷺ duke marrë abdes në këtë formë e pastaj tha: “Atij që merr abdes sikurse ky abdes imi dhe i fal dy rekate, pa u shpërqendruar, do t'i falen mëkatet e së kaluarës.”
[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 164]

Shpjegimi

Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ua mësoi përshkrimin e abdesit të Profetit ﷺ sipas një metode praktike, që të jetë më i kuptueshëm. Ai kërkoi një enë me ujë (për të marrë abdes), kështu që e derdhi (ujin nga ena) në duart e tij dhe i lau duart tri herë. Më pas e futi dorën e tij të djathtë në enë, ku mori ujë, e shpëlau gojën dhe e nxori ujin jashtë. Pastaj e tërhoqi me frymëmarrjen e tij ujin për te hunda, e më pas e nxori ujin jashtë. Pastaj lau fytyrën dhe duart nga tri herë, përfshirë bërrylat, nga tri herë, i dha mes'h tërë kokës një herë me duar të lagura dhe, fare në fund, lau këmbët, përfshirë edhe thembrat nga tri herë.
Kur e përfundoi këtë, i njoftoi se e ka parë Profetin ﷺ duke marrë abdes në këtë formë e pastaj Profeti ﷺ i ka përgëzuar se, atij që merr abdes sikurse ky abdesi im dhe i fal dy rekate, i përkushtuar dhe zemra e tij të jetë e pranishme para Zotit të tij të Lartmadhërishëm, Ai, i Lartësuari, në saje të mirësisë së Tij, do ta shpërblejë për këtë abdes të plotë dhe për këtë namaz të sinqertë duke ia falur mëkatet e së kaluarës.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف Azerisht Ukrainisht الجورجية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Është e pëlqyer të lahen duart para se të futen në enë në fillim të abdesit, edhe nëse nuk është zgjuar nga gjumi, se, nëse është zgjuar nga gjumi i natës, atëherë është obligim të lahen (se nuk e di ku i ka shkuar dora në gjumë).
  2. Mësuesi duhet të ndjekë rrugën më të afërt drejt kuptimit dhe ngulitjes së dijes te nxënësi, e këtu përfshihet mësimdhënia në praktikë.
  3. Namazliu duhet t'i largojë mendimet që kanë të bëjnë me punët e kësaj bote. Namazi është i plotë dhe i përkryer atëherë kur zemra të jetë e pranishme gjatë faljes, përndryshe është e pamundur t'i largojë (plotësisht) mendimet, prandaj duhet të përpiqet e të mos lëshohet në këtë gjë.
  4. Gjatë abdesit është e rekomanduar të fillohet nga ana e djathtë.
  5. Ligjshmëria e renditjes ndërmjet shpëlarjes së gojës, hundës dhe nxjerrjes së ujit prej saj.
  6. Rekomandohet larja e fytyrës, duarve dhe këmbëve nga tri herë, por është e detyrueshme (vaxhib) larja e tyre nga një herë.
  7. Falja e mëkateve të së kaluarës nga ana e Allahut arrihet kur të bashkohen të dyja gjërat: abdesi dhe falja e dy rekateve, në mënyrën e përmendur në hadith.
  8. Çdo pjesë e abdesit ka një përkufizim, kështu që përkufizimi i fytyrës është nga vendi i zakonshëm ku dalin flokët e deri te mjekra dhe nofullat vertikalisht, si dhe nga veshi deri në veshin tjetër horizontalisht. Përkufizimi i dorës është nga majat e gishtave deri në bërryl, që është nyja ndarëse midis parakrahut dhe krahut të sipërm. Përkufizimi i kokës është nga vendi i zakonshëm ku dalin flokët nga ana e fytyrës deri në majë të qafës, ku dhe fshirja e veshëve përfshihet në përkufizimin e kokës. Ndërkaq, përkufizimi i këmbës përfshin gjithë këmbën me nyjën ndarëse midis saj dhe kërcirit.