1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi në varr dhe dënimi në Zjarr! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga sprova e jetës dhe e vdekjes, si dhe nga sprova e mesihut Dexhall!

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ:
كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَدْعُو وَيَقُولُ: «اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ القَبْرِ، وَمِنْ عَذَابِ النَّارِ، وَمِنْ فِتْنَةِ المَحْيَا وَالمَمَاتِ، وَمِنْ فِتْنَةِ المَسِيحِ الدَّجَّالِ». وفِي لَفْظٍ لِمُسْلِمٍ: «إِذَا فَرَغَ أَحَدُكُمْ مِنَ التَّشَهُّدِ الْآخِرِ، فَلْيَتَعَوَّذْ بِاللهِ مِنْ أَرْبَعٍ: مِنْ عَذَابِ جَهَنَّمَ، وَمِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ، وَمِنْ فِتْنَةِ الْمَحْيَا وَالْمَمَاتِ، وَمِنْ شَرِّ الْمَسِيحِ الدَّجَّالِ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
Profeti ﷺ lutej dhe thoshte: “Allahume, inni eudhu bike min adhabil-kabri, ve min adhabin-nari, ve min fitnetil-mahja vel-memat, ve min fitnetil-mesihid-dexhal!" - "(O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi në varr dhe dënimi në Zjarr! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga sprova e jetës dhe e vdekjes, si dhe nga sprova e mesihut Dexhall!" Në transmetimin e Muslimit qëndron: “Pasi të përfundoni leximin e teshehudit të fundit, kërkoni mbrojtjen e Allahut nga katër gjëra: 1. Nga dënimi i Xhehenemit. 2. Nga dënimi në varr. 3. Nga sprova e jetës dhe vdekjes, dhe 4. Nga e keqja e sprovës së Dexhallit.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 1377

Shpjegimi

Para se Profeti ﷺ ta përfundonte teshehudin e fundit, i kërkonte mbrojtje Allahut që ta ruante nga katër gjëra dhe na urdhëroi edhe ne të bëjmë një gjë të tillë.
E para: Nga dënimi i varrit.
E dyta: Nga dënimi i Zjarrit, që është në Ditën e Kiametit.
E treta: Nga sprova e kësaj jete, si: epshet e ndaluara të kësaj bote dhe nga dyshimet lajthitëse, si dhe nga sprova e vdekjes, respektivisht çasti para vdekjes, që të mos largohemi nga Islami ose Suneti ose nga sprova e varrit, siç është pyetja e dy melekëve.
E katërta: Sprova e mesihut Dexhall, që do të shfaqet në fund të kohës, para Kiametit, me të cilin Allahu do t'i sprovojë robërit e Tij. Profeti ﷺ e veçoi me përmendje, për shkak të fitnes (sprovës) dhe devijimit të madh që ua bën të tjerëve.

Mësime nga hadithi

  1. Kjo lutje kërkimstrehimi është një nga lutjet më të rëndësishme dhe më gjithëpërfshirëse, sepse përfshin kërkimstrehimin (tek Allahu) që të na mbrojë nga të këqijat e kësaj bote dhe të botës tjetër.
  2. Pohimi dhe vërtetimi i dënimit të varrit dhe se ai është hak (i vërtetë).
  3. Rreziku i fitneve (sprovave) dhe rëndësia e kërkimit të ndihmës së Allahut dhe lutjes drejtuar Atij që të na shpëtojë prej tyre.
  4. Pohimi se Dexhalli do të dalë dhe se fitneja (sprova) e tij është e madhe.
  5. Thënia e kësaj lutjeje është e rekomanduar pas teshehudit të fundit.
  6. Pas veprës së mirë është e rekomanduar të bëhet lutje.

Shfaq përkthimet

59 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
FR Français الفرنسية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
YO Yorùbá اليوروبا
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
SO Soomaali الصومالية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UZ O‘zbek الأوزبكية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية