1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Melekët nuk hyjnë në atë shtëpi që ka qen ose piktura (frymorësh).”

عَنْ أَبِي طَلْحَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«لاَ تَدْخُلُ المَلاَئِكَةُ بَيْتًا فِيهِ كَلْبٌ وَلاَ صُورَةٌ».

Ebu Talhai (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Melekët nuk hyjnë në atë shtëpi që ka qen ose piktura (frymorësh).”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 3322

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se melekët e mëshirës nuk hyjnë në atë shtëpi ku ka qen ose ndonjë pikturë të qenieve të gjalla. Kjo, se piktura e diçkaje që ka frymë është një mëkat i rëndë, se përmban imitim të krijimit të Allahut dhe është mjet drejt shirkut. Madje, disa prej tyre janë piktura që adhurohen në vend të Allahut. Sa i përket arsyes së abstenimit të tyre nga një shtëpi ku ka qen, është për faktin se ai ha shumë papastërti dhe për shkak se disa prej tyre quhen shejtanë, ndërkohë melekët janë kundër shejtanëve. Dhe se qeni mban erë të keqe, ndërsa melekët e urrejnë erën e keqe... Rrjedhimisht, ai që i mban këto piktura, ndëshkohet në atë formë që melekët e mëshirës privohen të hyjnë në shtëpinë e tij, të falen aty, të kërkojnë falje për të, të luten për bekim për të dhe për shtëpinë e tij e për ta larguar dëmin e shejtanit prej tij.

Mësime nga hadithi

  1. Ndalohet mbajtja e qenit, përveç qenit të gjuetisë, bagëtisë ose të fermës.
  2. Përvetësimi i pikturave (me qenie të gjalla) është një nga gjërat e shëmtura, nga të cilat melekët zmbrapsen dhe prania e tyre në një vend shkakton privim nga mëshira dhe i tillë është rasti me qenin.
  3. Melekët që nuk hyjnë në shtëpi ku ka qen ose figura frymorësh janë melekët e mëshirës. Por, sa u përket melekëve mbrojtës dhe të tjerëve që janë të ngarkuar me ndonjë mision, si: meleku i vdekjes, atëherë ata hyjnë në çdo shtëpi.
  4. Është haram të vendosen në mur ose diku tjetër fotografitë me figura frymorësh.
  5. Hatabi ka thënë: "Pra, melekët nuk hyjnë në atë shtëpi ku ka qen ose figura që janë ndaluar të mbahen, ndërsa qentë që nuk janë të ndaluar, bie fjala, qeni i gjuetisë, fermës, bagëtive, si dhe figurat që përdoren në qilima, jastëkë dhe gjëra të tjera, melekët nuk pengohen të hyjnë për shkak të tyre."

Shfaq përkthimet

53 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية