1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi O bir i Ademit, sa herë që më lutesh e shpreson tek Unë, do të t'i fal ato që ke bërë dhe s'e kam dert

عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رضي الله عنه قَالَ:
سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ: «قَالَ اللَّهُ تَبَارَكَ وَتَعَالَى: يَا ابْنَ آدَمَ إِنَّكَ مَا دَعَوْتَنِي وَرَجَوْتَنِي غَفَرْتُ لَكَ عَلَى مَا كَانَ فِيكَ وَلاَ أُبَالِي، يَا ابْنَ آدَمَ لَوْ بَلَغَتْ ذُنُوبُكَ عَنَانَ السَّمَاءِ ثُمَّ اسْتَغْفَرْتَنِي غَفَرْتُ لَكَ، وَلاَ أُبَالِي، يَا ابْنَ آدَمَ إِنَّكَ لَوْ أَتَيْتَنِي بِقُرَابِ الأَرْضِ خَطَايَا ثُمَّ لَقِيتَنِي لاَ تُشْرِكُ بِي شَيْئًا لأَتَيْتُكَ بِقُرَابِهَا مَغْفِرَةً».

Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Allahu i Lartësuar thotë: “O bir i Ademit, sa herë që më lutesh e shpreson tek Unë, do të t'i fal ato që ke bërë dhe s'e kam dert. O bir i Ademit, nëse gjynahet e tua arrijnë kupën e qiellit, dhe pastaj më kërkon falje, Unë do të të fal dhe s'e kam dert. O bir i Ademit, nëse ti më vjen me gabime sa Toka, por më takon duke mos më shoqëruar asgjë në adhurim, Unë do të të vij me po aq falje.”

Hasen Transmeton Tirmidhiu Suneni i Tirmidhiut - 3540

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se Allahu i Lartmadhëruar thotë në një hadith kudsij (hyjnor, të shenjtë): "O bir i Ademit, përderisa më lutesh dhe shpreson në mëshirën Time e nuk i humb shpresat, mëkatin do të ta mbuloj dhe do të ta fshij, pa e pasur dert, edhe sikur ky mëkat apo kjo mosbindje të jetë nga mëkatet e mëdha. O bir i Ademit, sikur mëkatet e tua të ishin aq të shumta, sa ta mbushnin hapësirën ndërmjet Qiellit dhe Tokës, duke i përfishirë dhe mbuluar të gjitha anët dhe cepat, pastaj të më kërkoje falje; Unë do të t'i fshija dhe do të t'i falja të gjitha, e nuk do të kisha asnjë gajle nëse do të ishin të shumta.
O bir i Ademit, sikur të më vije pas vdekjes me gjynahe dhe mëkate sa sipërfaqja e Tokës, e ndërkohë ke vdekur si monoteist, duke mos më shoqëruar asgjë; këto mëkate dhe gjynahe do t'i prisja me falje sa sipërfaqja e tokës. Kjo sepse falja Ime është e gjerë dhe Unë i fal të gjitha gjynahet, përveç shirkut (idhujtarisë).

Mësime nga hadithi

  1. Gjerësia e mëshirës, faljes dhe mirësisë së Allahut të Lartësuar.
  2. Vlera e teuhidit (monoteizmit) dhe se Allahu ua fal monoteistëve, gjynahet dhe mosbindjet (nëse pendohen).
  3. Rreziku i shirkut dhe se Allahu nuk i fal idhujtarët.
  4. Ibën Rexhebi ka thënë: "Ky hadith përfshin tri arsyet që shërbejnë për faljen e mëkateve: 1. Lutja së bashku me shpresën. 2. Kërkimi i faljes dhe pendimi. 3. Vdekja si monoteist."
  5. Ky hadith është nga ato thënie që Profeti ﷺ i transmeton nga Zoti i tij dhe quhet hadith i shenjtë (ar. kudsij) ose hyjnor; shprehja dhe kuptimi i tij janë nga Allahu, vetëm se nuk i ka karakteristikat e Kuranit, që e dallojnë atë nga çdo gjë tjetër, si: të bërët adhurim me leximin e tij, të qenët i pastër gjatë leximit, sfidimi (që të sjellin një të ngjashëm me të), paimitueshmëria etj.
  6. Gjynahet ndahen në tri lloje: 1. Shirku (politeizmi) ndaj Allahut; këtë Allahu nuk e fal (nëse njeriu vdes pa u penduar). Allahu i Lartmadhëruar thotë: "Atij që i përshkruan Allahut shok (i bën shirk), Ai ia ka ndaluar Xhenetin." 2. Padrejtësia që robi ia bën vetes në raport me Zotin e tij, duke bërë gjynahe dhe mëkate; Allahu i Lartmadhëruar ia fal këtë dhe ia toleron, po deshi. 3. Gjynahet që Allahu nuk i lë pa shpagim, e këto janë padrejtësitë e robërve ndaj njëri-tjetrit. Këtu medoemos duhet të ketë shpagim.

Shfaq përkthimet

60 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
FR Français الفرنسية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
JA 日本語 اليابانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UZ O‘zbek الأوزبكية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو