عَنِ البَرَاءِ بْنِ عَازِبٍ رضي الله عنه أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«المُسْلِمُ إِذَا سُئِلَ فِي القَبْرِ: يَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ»، فَذَلِكَ قَوْلُهُ: {يُثَبِّتُ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا بِالقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الآخِرَةِ} [إبراهيم: 27].

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 4699]
المزيــد ...

Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kur besimtari merret në pyetje në varr, deklaron se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, gjë që e përshkruan ajeti: “Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër...” (Ibrahim, 27)

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 4699]

Shpjegimi

Besimtari pyetet në varr nga dy melekët e ngarkuar për ta bërë këtë. Ata quhen "Munkeri dhe Nekiri". Emrat e tyre përmenden në disa hadithe profetike. Ai deklaron se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Profeti ﷺ tregoi se kjo është fjala e qëndrueshme, për të cilën Allahu thotë: “Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër...” (Ibrahim, 27)

Mësime nga hadithi

  1. Pyetjet e varrit janë hak - të vërteta.
  2. Allahu i begaton robërit e Tij besimtarë në këtë botë dhe në botën tjetër, duke i forcuar për ta thënë fjalën e qëndruesheme (dëshminë islame - shehadetin).
  3. Vlera e dëshmisë së teuhidit (shehadetit) dhe vdekja duke e respektuar atë.
  4. Allahu e forcon besimtarin në këtë botë duke e bërë të qëndrueshëm në besim dhe duke ia mundësuar të ecë në rrugën e drejtë dhe në çastet e vdekjes e bën të vdesë me teuhid (besim të pastër) dhe e forcon në varr kur të merret në pyetje nga dy melekët.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (52)