+ -

عَنْ عَلِيٍّ رضي الله عنه قَالَ:
كُنْتُ رَجُلًا مَذَّاءً وَكُنْتُ أَسْتَحْيِي أَنْ أَسْأَلَ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لِمَكَانِ ابْنَتِهِ فَأَمَرْتُ الْمِقْدَادَ بْنَ الْأَسْوَدِ فَسَأَلَهُ فَقَالَ: «يَغْسِلُ ذَكَرَهُ وَيَتَوَضَّأُ». وَلِلبُخَاريِّ: فَقَالَ: «تَوَضَّأْ وَاغْسِلْ ذَكَرَكَ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح مسلم: 303]
المزيــد ...

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
Shpesh më rridhte lëngu paraspermal, por, për shkak të raportit me të bijën e tij, kisha turp ta pyesja Profetin ﷺ për këtë, andaj e porosita Mikdad ibn Esvedin ta pyeste. Profeti ﷺ iu përgjigj: “Vetëm e pastron organin gjenital dhe merr abdes.” Në transmetimin e Buhariut qëndron: "Merr abdes dhe pastroje organin gjenital!"

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Muslimit - 303]

Shpjegimi

Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se kishte shpesh lëng paraspermal (ar. el-medhju), i cili është një ujë i bardhë, i hollë e ngjitës, që del nga organi gjatë epshit ose para marrëdhënieve intime. Ai nuk dinte çfarë të bënte kur i dilte ky lëng, kështu që kishte turp të pyeste Profetin ﷺ, sepse ishte burrë i Fatimes, bijës së Profetit ﷺ. Andaj kërkoi nga Mikdad ibn Esvedi ta pyeste Profetin ﷺ për këtë gjë. Në këtë rast Profeti ﷺ i tha ta pastronte organin dhe të merrte abdes.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tajlandisht Gjermanisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Oromisht Kannadisht الولوف Azerisht Ukrainisht الجورجية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e Ali ibn Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), meqë turpi nuk e shtyri ta braktiste pyetjen me ndërmjetësim (të Mikdadit).
  2. Lejohet që gjatë kërkimit të fetvasë (përgjigjes për çështje fetare) të caktohet një zëvendësues.
  3. Lejohet që njeriu të tregojë për veten për gjërat prej të cilave turpërohet, kur ka dobi në këtë gjë.
  4. Lëngu paraspermal (ar. el-medhju) është i papastër dhe është obligim të pastrohet prej trupit dhe rrobave.
  5. Dalja e lëngut paraspermal është prej gjërave që e prishin abdesin.
  6. Është e obliguar larja e organit dhe testikujve, siç përmendet në një hadith tjetër.
Më shumë