1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Shoku i mirë dhe shoku i keq i shëmbëllejnë shitësit të parfumit dhe farkëtarit që i fryn gjyrykut

عَنْ أَبِي مُوسَى رضي الله عنه عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«إِنَّمَا مَثَلُ الْجَلِيسِ الصَّالِحِ وَالْجَلِيسِ السَّوْءِ كَحَامِلِ الْمِسْكِ وَنَافِخِ الْكِيرِ، فَحَامِلُ الْمِسْكِ: إِمَّا أَنْ يُحْذِيَكَ، وَإِمَّا أَنْ تَبْتَاعَ مِنْهُ، وَإِمَّا أَنْ تَجِدَ مِنْهُ رِيحًا طَيِّبَةً، وَنَافِخُ الْكِيرِ: إِمَّا أَنْ يُحْرِقَ ثِيَابَكَ، وَإِمَّا أَنْ تَجِدَ رِيحًا خَبِيثَةً».

Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë:
“Shoku i mirë dhe shoku i keq i shëmbëllejnë shitësit të parfumit dhe farkëtarit që i fryn gjyrykut: shitësi i parfumit ose të lyen me parfum, ose blen parfum prej tij, ose ndien aromë të këndshme prej tij, kurse farkëtari që i fryn gjyrykut, ose ta djeg rrobën, ose ndien erë të keqe prej tij.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 2628

Shpjegimi

Profeti ﷺ ka dhënë shembull për dy lloje njerëzish:
Lloji i parë: shoku dhe miku i mirë i cili të udhëzon nga Allahu dhe drejt gjërave që e kënaqin Atë dhe të ndihmon për të qenë i bindur ndaj Tij. Shembulli i tij është sikurse i shitësit të parfumit i cili ose të lyen me parfum (të jep parfum), ose blen parfum prej tij, ose ndien aromë të këndshme prej tij.
Lloji i dytë: shoku dhe miku i keq, i cili i pengon njerëzit nga rruga e Allahut, ndihmon në kryerjen e gjynaheve dhe prej tij sheh vepra të shëmtuara, kësisoj të përfshin poshtërimi për shkak të shoqërimit dhe uljes me njerëz të tillë. Shembulli i tij është si ai i farkëtarit që i fryn zjarrit i cili ose do të djegë rrobat nga shkëndijat fluturuese të zjarrit, ose do të ndiesh aromë të keqe duke ndenjur pranë tij.

Mësime nga hadithi

  1. Lejohet përdorimi i shembujve për t'ia bërë të thjeshtë kuptimin dëgjuesit.
  2. Inkurajimi dhe motivimi për t'u shoqëruar me njerëzit e devotshëm e të mirë dhe për t'iu shmanguar njerëzve të këqij dhe atyre që kanë moral të keq.

Shfaq përkthimet

56 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
YO Yorùbá اليوروبا
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
SO Soomaali الصومالية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UZ O‘zbek الأوزبكية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية