Kategoria: Akideja . Emrat dhe normat . Kufri .

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«اثْنَتَانِ فِي النَّاسِ هُمَا بِهِمْ كُفْرٌ: الطَّعْنُ فِي النَّسَبِ، وَالنِّيَاحَةُ عَلَى الْمَيِّتِ».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 67]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Dy gjëra, nëse gjenden ndër njerëz, janë kufër (mosbesim): Fyerja e prejardhjes dhe vajtimi për të vdekurin.”

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 67]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon për dy cilësi te njerëzit që janë nga veprat e jobesimtarëve dhe morali i injorancës (xhahilijetit), e ato janë:
E para: Fyerja e prejardhjes së njerëzve, nënvlerësimi dhe mendjemadhësia ndaj tyre.
E dyta: Ngritja e zërit gjatë fatkeqësisë si shenjë pakënaqësie ndaj kaderit (përcaktimit të Allahut) ose shqyerja e rrobave nga dëshpërimi i madh.

Mësime nga hadithi

  1. Inkurajimi për thjeshtësi dhe modesti ndaj njerëzve.
  2. Është obligim të durojmë gjatë fatkeqësisë dhe të mos shfaqim pakënaqësi.
  3. Këto vepra janë nga kufri i vogël, kështu që, ai që kryen një prej degëve të kufrit (të vogël) nuk bëhet jobesimtar me atë lloj kufri që e nxjerr nga feja, derisa ta kryejë kufrin e madh (që e nxjerrë prej fesë).
  4. Islami e ndalon çdo gjë që çon në përçarje mes muslimanëve, siç është fyerja e prejardhjes dhe të ngjashme me të.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (48)
Kategoritë