1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Nuk është yni ai që godet fytyrën, i shqyen rrobat dhe vajton siç vajtohej gjatë injorancës.”

عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بنِ مَسْعُودٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«لَيْسَ مِنَّا مَنْ لَطَمَ الخُدُودَ، وَشَقَّ الجُيُوبَ، وَدَعَا بِدَعْوَى الجَاهِلِيَّةِ».

Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Nuk është yni ai që godet fytyrën, i shqyen rrobat dhe vajton siç vajtohej gjatë injorancës.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 1294

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ndaloi dhe paralajmëroi për disa veprime të njerëzve të injorancës (xhahilijetit) duke thënë: ''Nuk është yni:
E para: Ai që godet faqet. Faqja është përmendur posaçërisht në hadith, sepse zakonisht goditet në raste të tilla, megjithatë, goditja e pjesëve të tjera të fytyrës gjithashtu hyn në ndalimin (e përmendur).
E dyta: Shqyerja e rrobës, ku bëhet hapja e saj dhe futet koka në të, për shkak të hidhërimit të madh.
E treta: Vajtimi siç vajtohej gjatë injorancës, si të kërkuarit e mjerimit, vajtimit, britmat dhe ankesa të tjera të ngjashme.

Mësime nga hadithi

  1. Ky kërcënim në hadith tregon se këto vepra janë prej mëkateve të mëdha.
  2. Është obligim të bëhet durim gjatë fatkeqësisë dhe ndalohet pakënaqësia ndaj caktimeve të dhimbshme të Allahut, si dhe shfaqja e kësaj pakënaqësie me vajtim, ankesa, bërtima, rruarje flokësh, shqyerje rrobash ose veprime të tjera të ngjashme.
  3. Ndalohet imitimit i njerëzve të injorancës në veprat e tyre, që nuk janë miratuar nga ligji islam.
  4. Nuk ka problem të ndjesh pikëllim dhe të qash, pasi kjo nuk bie në kundërshtim me durimin ndaj caktimit të Allahut të Lartësuar. Përkundrazi, kjo është mëshirë që Allahu e ka vendosur në zemrat e të afërmve dhe të dashurve.
  5. Muslimani duhet të jetë i kënaqur me caktimin e Allahut, e nëse nuk arrin të jetë i kënaqur, atëherë durimi është i detyrueshëm për të.

Shfaq përkthimet

51 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية