1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Mos kini zili ndaj njëri-tjetrit, mos e mashtroni njëri-tjetrin, mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos ndërhyni në shitblerjen e njëri-tjetrit. Bëhuni robër të Allahut, vëllezër të vërtetë

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«لَا تَحَاسَدُوا، وَلَا تَنَاجَشُوا، وَلَا تَبَاغَضُوا، وَلَا تَدَابَرُوا، وَلَا يَبِعْ بَعْضُكُمْ عَلَى بَيْعِ بَعْضٍ، وَكُونُوا عِبَادَ اللهِ إِخْوَانًا الْمُسْلِمُ أَخُو الْمُسْلِمِ، لَا يَظْلِمُهُ وَلَا يَخْذُلُهُ، وَلَا يَحْقِرُهُ التَّقْوَى هَاهُنَا» وَيُشِيرُ إِلَى صَدْرِهِ ثَلَاثَ مَرَّاتٍ «بِحَسْبِ امْرِئٍ مِنَ الشَّرِّ أَنْ يَحْقِرَ أَخَاهُ الْمُسْلِمَ، كُلُّ الْمُسْلِمِ عَلَى الْمُسْلِمِ حَرَامٌ، دَمُهُ، وَمَالُهُ، وَعِرْضُهُ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Mos kini zili ndaj njëri-tjetrit, mos e mashtroni njëri-tjetrin, mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos ndërhyni në shitblerjen e njëri-tjetrit. Bëhuni robër të Allahut, vëllezër të vërtetë. Muslimani është vëlla i muslimanit: nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen e as nuk e poshtëron. Devotshmëria është këtu.” - duke bërë me shenjë në gjoksin e tij tri herë. “I mjafton si e keqe njeriut ta përulë vëllanë e vet musliman. Kundrejt muslimanit, muslimani në tërësi është i paprekshëm: gjaku, pasuria dhe nderi i tij.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2564

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e ka porositur muslimanin që të sillet mirë me vëllain e tij musliman dhe i ka sqaruar disa prej detyrimeve dhe mirësjelljeve që i takojnë ndaj tij; disa prej të cilave janë: Porosia e parë: Mos kini zili ndaj njëri-tjetrit! Pra, të mos dëshirojë ndonjëri prej jush zhdukjen e mirësisë së tjetrit. Porosia e dytë: Mos e mashtroni njëri-tjetrin! Duke e ngritur çmimin e mallit pa pasur për qëllim ta blini atë; por vetëm për t’i sjellë dobi shitësit ose për t’i bërë dëm blerësit. Porosia e tretë: Mos u urreni njëri-tjetrin! Pra, mos ia dëshironi të keqen tjetrit, e kjo është e kundërta e dashurisë; përveçse kur urrejtja është për hir të Allahut të Lartësuar, atëherë ajo është obligim. Porosia e katërt: Mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit! Duke e shmanguar vëllain e tij, duke e injoruar dhe duke e braktisur. Porosia e pestë: Mos ndërhyni në shitblerjen e tjetrit! T’i thotë dikush blerësit të një malli: unë kam si malli i tij, por me çmim më të lirë; ose kam mall më të mirë se i atij me të njëjtin çmim. Pastaj, i Dërguari i Allahut ﷺ dha një porosi gjithëpërfshirëse dhe tha: "Bëhuni vëllezër, duke lënë mënjanë gjërat e ndaluara që u përmendën, dhe duke treguar dashuri, butësi, mëshirë, mirësjellje e ndihmë në të mira, së bashku me pastërtinë e zemrave dhe këshillën e sinqertë në çdo gjendje. Disa nga gjërat që rezultojnë nga kjo dashuri, janë: Të mos i bëjë padrejtësi dhe të mos e sulmojë vëllain e tij musliman. Të mos e lërë vëllain e tij musliman t'i bëhet padrejtësi, duke e braktisur në një rast kur ai është në gjendje ta ndihmojë dhe t’ia largojë padrejtësinë. Të mos e përbuzë, të mos ndihet më i lartë se ai dhe të mos e shikojë me sy përçmimi dhe përbuzjeje; sepse kjo buron nga mendjemadhësia që është në zemër. Pastaj Profeti ﷺ e bëri të qartë tri herë se devotshmëria (frika ndaj Allahut) është në zemër. Kush ka në zemrën e tij devotshmëri, që përfshin sjelljen e mirë, frikën ndaj Allahut dhe ndjenjën se Ai të vëzhgon, nuk e përbuz asnjë musliman. Atij i mjafton si veti e keqe dhe ves përbuzja e vëllait të tij musliman; e kjo është për shkak të mendjemadhësisë që ka në zemrën e tij. Pastaj Profeti ﷺ e theksoi atë që u përmend më herët, duke thënë se çdo musliman ndaj muslimanit tjetër e ka të paprekshëm: gjakun e tij; që të mos i bëhet padrejtësi me vrasje apo me diçka më të vogël se ajo, si plagosje, rrahje e të ngjashme; pasurinë e tij; që të mos i merret pa të drejtë; dhe nderin e tij; që të mos fyhet në veten e tij ose në prejardhjen e tij.

Mësime nga hadithi

  1. Urdhërimi për gjithçka që kërkon vëllazëria e besimit dhe ndalimi nga çdo gjë që e kundërshton atë, qoftë fjalë apo vepër.
  2. Thelbi i devotshmërisë është ajo që gjendet në zemër, si: njohja e Allahut, frika prej Tij dhe ndjenja se Ai të vëzhgon; e kjo devotshmëri sjell si rezultat veprat e mira.
  3. Devijimi i dukshëm tregon për dobësinë e devotshmërisë së zemrës.
  4. Ndalohet dëmtimi i muslimanit në çfarëdo forme, qoftë me fjalë apo me vepra.
  5. Nuk llogaritet si zili, që muslimani të dëshirojë të jetë si tjetri, pa e dëshiruar zhdukjen e mirësisë prej tij; kjo quhet gibta në arabisht, që nënkupton lakminë e mirë, kjo është e lejuar, sepse ndihmon në garimin drejt të mirave.
  6. Njeriu, nga natyra e tij, e urren që dikush t'ia kalojë në virtytet e mira; e nëse ai dëshiron zhdukjen e saj prej tjetrit, kjo është zilia e qortuar, ndërsa nëse dëshiron të garojë me të, kjo është gibta (lakmia e mirë) e lejuar.
  7. Nuk konsiderohet ndërhyrje në shitblerjen e vëllait musliman, kur i shpjegohet blerësit se ai është mashtruar rëndë në blerjen e tij; kjo është prej gjërave që burojnë nga këshilla e sinqertë, me kusht që nijeti i tij të jetë këshillimi i vëllait blerës, e jo dëmtimi i shitësit, sepse veprat shpërblehen sipas nijetit.
  8. Nuk konsiderohet ndërhyrje në shitblerjen e vëllait musliman, nëse dy palët nuk kanë arritur marrëveshje dhe çmimi nuk është vendosur.
  9. Nuk është nga format e urrejtjes së ndaluar në hadith urrejtja për hir të Allahut, sepse ajo është obligim dhe një nga lidhjet më të forta të besimit.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
FR Français الفرنسية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
JA 日本語 اليابانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UZ O‘zbek الأوزبكية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو