+ -

عن تميم الداري رضي الله عنه أن النبي صلى الله عليه وسلم قال:
«الدِّينُ النَّصِيحَةُ» قُلْنَا: لِمَنْ؟ قَالَ: «لِلهِ وَلِكِتَابِهِ وَلِرَسُولِهِ وَلِأَئِمَّةِ الْمُسْلِمِينَ وَعَامَّتِهِمْ».

[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 55]
المزيــد ...

Temim Dariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
"Feja është sinqeriteti." E pyetëm: "Ndaj kujt?" Ai tha: "Ndaj Allahut, ndaj Librit dhe të Dërguarit të Tij, ndaj prijësve të muslimanëve, si dhe ndaj shtresës së përgjithshme të muslimanëve."

[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 55]

Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se feja bazohet në sinqeritet dhe çiltërsi, në mënyrë që ajo të kryhet ashtu siç ka urdhëruar Allahu, plotësisht, pa cungim e pa mashtrim.
E pyetën Profetin ﷺ: "Ndaj kujt është sinqeriteti?" Atëherë tha:
Së pari: sinqeriteti ndaj Allahut të Lartmadhëruar, duke punuar sinqerisht për Të, duke mos i bërë ortak (ar. shirk), duke besuar në zotërimin, në denjësinë e Tij për t'u adhuruar dhe në emrat e cilësitë e Tij, duke e madhëruar urdhrin e Tij dhe duke thirrur për të besuar në Të.
Së dyti: sinqeriteti ndaj Librit të Tij, që është Kurani i madhërishëm. Pra, të besojmë se ai është Fjala e Tij e Libri i Tij i fundit, dhe se ai i shfuqizoi të gjitha ligjet (sheriatet) para tij. Ne e madhërojmë atë dhe e lexojmë ashtu si duhet. Punojmë sipas ajeteve të tij krejtësisht të qarta (ar. muhkemat) dhe i pranojmë ato që janë jo krejtësisht të qarta (ar. muteshabihat). E largojmë nga ai interpretimin e shtrembëruesve, i marrim në konsideratë këshillat e tij, i përhapim dituritë e tij dhe bëjmë thirrje tek ai.
E treta: sinqeriteti ndaj të Dërguarit të Tij, Muhamedit ﷺ. Pra, të besojmë se ai është profeti i fundit, t'i besojmë asaj që solli, t'u bindemi urdhrave të tij dhe t'u shmangemi ndalesave të tij. Ta adhurojmë Allahun vetëm me atë që ai solli, ta respektojmë, ta nderojmë, ta përhapim thirrjen e tij, ta përhapim ligjin (sheriatin) e tij dhe t'i mënjanojmë akuzat që hidhen kundër tij.
E katërta: sinqeriteti ndaj prijësve të muslimanëve, duke i ndihmuar ata në të vërtetën, të mos i kundërshtojmë çështjet e tyre, t'i dëgjojmë dhe t'u bindemi për sa kohë që i binden Allahut.
Së pesti: sinqeriteti ndaj muslimanëve, duke u bërë mirë dhe duke i thirrur, duke e mënjanuar dëmtimin prej tyre, duke e dashur hairin për ta dhe duke bashkëpunuar me ta në mirësi e devotshmëri.

Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Ujgurisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Burmisht Tajlandisht Gjermanisht Japonisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Italisht Oromisht Kannadisht الولوف البلغارية Azerisht Uzbekisht Ukrainisht الجورجية اللينجالا المقدونية
Shfaq përkthimet

Mësime nga hadithi

  1. Urdhri për të qenë të sinqertë (e për të këshilluar) me të gjithë.
  2. Pozita madhështore që gëzon sinqeriteti (këshilla) në fe.
  3. Feja ngërthen në vete besime, fjalë dhe vepra.
  4. Nga sinqeriteti është që të jesh i dëlirë nga mashtrimi ndaj atij që e këshillon dhe ta dëshirosh të mirën për të.
  5. Metoda e shkëlqyer e mësimdhënies nga ana e Profetit ﷺ, meqë e përmendi sinqeritetin fillimisht në mënyrë të përgjithshme, e më pas e sqaroi hollësisht.
  6. Fillimi me gjërat që janë më të rëndësishme e kështu me radhë, sepse Profeti ﷺ filloi me sinqeritetin ndaj Allahut, Librit (Kuranit), Profetit ﷺ, prijësve të muslimanëve e më pas sinqeritetin ndaj shtresës së përgjithshme të muslimanëve.