عَن عَلِيٍّ بْنِ أَبِي طَالِبٍ رَضيَ اللهُ عنه قَالَ:
أَخَذَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ حَرِيرًا بِشِمَالِهِ، وَذَهَبًا بِيَمِينِهِ، ثُمَّ رَفَعَ بِهِمَا يَدَيْهِ، فَقَالَ: «إِنَّ هَذَيْنِ حَرَامٌ عَلَى ذُكُورِ أُمَّتِي، حِلٌّ لِإِنَاثِهِمْ».

[صحيح] - [رواه أبو داود والنسائي وابن ماجه] - [سنن ابن ماجه: 3595]
المزيــد ...

Ali ibën Ebi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"I Dërguari i Allahut ﷺ mori (një copë) mëndafsh me dorën e majtë dhe (një copë) ar me dorën e djathtë, pastaj i ngriti duart me to dhe tha: “Këto janë të ndaluara për meshkujt e umetit tim dhe janë të lejuara për femrat."

[Ky hadith është sahih] - [رواه أبو داود والنسائي وابن ماجه] - [Suneni i Ibn Maxhes - 3595]

Shpjegimi

Profeti ﷺ me dorën e majtë mori një rrobë mëndafshi ose një pjesë të saj dhe me dorën e tij të djathtë mori ar nga bizhuteritë ose diçka të ngjashme, pastaj tha: "Mëndafshi dhe ari janë të ndaluar që t'i veshin burrat, por për gratë ata lejohen."

Mësime nga hadithi

  1. Sindiu ka thënë: "Me fjalën "të ndaluara" është për qëllim të përdoren për veshje, përndryshe përdorimi i tyre për shkëmbim, shpenzim, dhënie dhe shitje është i lejuar për të gjithë, kurse përdorimi i arit duke i bërë enët me të dhe përdorimin e tyre, është i ndaluar për të gjithë."
  2. Ligji islam është i gjerë për gratë për shkak të nevojës që kanë për stoli dhe të ngjashme.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (51)