+ -

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه عَنِ النَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم قَالَ:
«دَعُونِي مَا تَرَكْتُكُمْ، إِنَّمَا هَلَكَ مَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ بِسُؤَالِهِمْ وَاخْتِلَافِهِمْ عَلَى أَنْبِيَائِهِمْ، فَإِذَا نَهَيْتُكُمْ عَنْ شَيْءٍ فَاجْتَنِبُوهُ، وَإِذَا أَمَرْتُكُمْ بِأَمْرٍ فَأْتُوا مِنْهُ مَا اسْتَطَعْتُمْ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 7288]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Mos më pyesni për gjëra që ende nuk jua kam thënë. Ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve (të panevojshme) dhe kundërshtimit të pejgamberëve të tyre. Andaj, nëse jua ndaloj një gjë, largohuni prej saj, e, nëse ju urdhëroj të bëni diçka, bëjeni sa të keni mundësi.”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 7288]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka përmendur se vendimet fetare ndahen në tri kategori: ato për të cilat është heshtur, ndalesat dhe urdhëresat.
E para: ajo për të cilën feja ka heshtur: ku nuk ka asnjë vendim fetar për të e, sipas parimit gjërat nuk janë të obligueshme për sa kohë që nuk ka tekst. Gjatë kohës së Profetit ﷺ ishte e obligueshme të mos parashtrohej pyetje për diçka që nuk kishte ndodhur, nga frika se mund të bëhej obligim ose mund të ndalohej për shkak të pyetjes. Allahu i Madhëruar nuk i bëri të obligueshme apo të ndalueshme këto gjëra në formë mëshire ndaj robërve të Tij. Ndërkaq, pas vdekjes së Profetit ﷺ, nëse pyetja është në formë fetvaje ose mësimi për gjëra të nevojshme në lidhje me çështjen e fesë, atëherë na lejohet madje jemi të urdhëruar ta parashtrojmë, e, nëse është në formë kokëfortësie dhe ekzagjerimi, atëherë kjo formë pyetjeje është ajo që duhet ta braktisim sipas këtij hadithi, për faktin se kjo mund të çojë në diçka të tillë si ajo që ndodhi me bijtë e Israilit kur u urdhëruan të therin një lopë e, sikur të thernin çfarëdo lope, do ta kishin zbatuar urdhrin, por ata u treguan të rreptë e për rrjedhojë Allahu u tregua i rreptë me ta.
E dyta: ndalesat, që janë gjëra për të cilat mosvepruesi shpërblehet, ndërsa vepruesi dënohet, kësisoj duhet të ruhemi nga të gjitha ndalesat.
E treta: urdhëresat, që janë gjëra për të cilat vepruesi shpërblehet, ndërsa mosvepruesi dënohet, kësisoj besimtari duhet t'i zbatojë ato sa të ketë mundësi.

Mësime nga hadithi

  1. Duhet të angazhohemi me atë që është më e rëndësishme dhe e nevojshme, e ta lëmë atë që nuk është e nevojshme për momentin dhe të mos angazhohemi me pyetje rreth gjërave që nuk kanë ndodhur ende.
  2. Është e ndaluar të parashtrohet një pyetje që mund të çojë drejt komplikimit të çështjeve dhe hapjes së derës së dyshimeve që çojnë drejt shumëfishimit të mosmarrëveshjeve.
  3. Jemi urdhëruar të heqim dorë nga të gjitha ndalesat, ngase në lënien e tyre nuk ka vështirësi dhe kjo është arsyeja që urdhri për braktisjen e tyre është i përgjithshëm.
  4. Jemi urdhëruar t'i zbatojmë urdhëresat sipas mundësisë, sepse ndodh që në zbatimin e një urdhëri të ketë stërmundim ose pafuqishmëri, prandaj jemi urdhëruar të bëjmë aq sa mundemi.
  5. Ndalimi i pyetjeve të shumta. Dijetarët e kanë ndarë pyetjen në dy pjesë: 1. Pyetja që bëhet në aspektin e mësimit rreth gjërave që i nevojiten nga çështja e fesë. Ky lloj pyetjeje është i urdhëruar dhe të kësaj natyre qenë pyetjet e sahabëve. 2. Pyetja që bëhet në aspektin e kokëfortësisë dhe stërhollimit, gjë që është e ndaluar.
  6. Paralajmërimi i këtij umeti që të mos kundërshtohet Profeti ﷺ, siç ndodhi në popujt e kaluar.
  7. Pyetjet e shumta rreth asaj që nuk nevojitet dhe kundërshtimi i pejgamberëve është shkak i shkatërrimit, veçanërisht në çështjet që nuk mund të perceptohen, si: çështjet e së padukshmes (ar. gajb), që vetëm Allahu i di dhe gjendjet e situatat në Ditën e Kiametit.
  8. Është e ndaluar të parashtrohen pyetje rreth çështjeve të rënda. Euzaiu ka thënë: "Nëse Allahu dëshiron ta privojë robin e Tij nga begatia e diturisë, ia hedh në gjuhë të tij gabimet. Të tillët i kam parë se janë më pak të ditur." Ibn Vehbiu ka thënë: "E kam dëgjuar Malikun duke thënë: "Polemikat rreth (çështeve të) diturisë e largojnë dritën e diturisë nga zemra e njeriut."
Përkthimi: Anglisht Urdu Spanjisht Indonezisht Bangalisht Frëngjisht Turqisht Rusisht Boshnjakisht Sinhalisht Indisht Kinezisht Persisht Vietnamisht Tagalogisht Kurdisht Hausaisht Portugalisht Melejalemisht Gjuha telugu Sevahilisht Tamilisht Tajlandisht Gjuha Pashto Asamisht Suedisht Emherisht Hollandisht Guxhratisht Kyrgyzisht Nepalisht Jorubisht Lituanisht Darisht Serbisht Somalisht Taxhikisht Kinjaruandisht Rumanisht Hungarisht Çekisht الموري Malagasisht Oromisht Kannadisht الولوف Azerisht Uzbekisht Ukrainisht الجورجية المقدونية الخميرية الماراثية
Shfaq përkthimet