“Mos më pyesni për gjëra që ende nuk jua kam thënë. Ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve (të panevojshme) dhe kundërshtimit të pejgamberëve të tyre
S'ka dëm e as dëmtim. Atë që e dëmton (ndonjë besimtar), Allahu do ta dëmtojë, ndërsa atij që ia vështirëson (ndonjë besimtari), Allahu do t'ia vështirësojë
Kur t'ju ndaloj diçka, largohuni prej saj, kurse atë që ju urdhëroj, bëjeni aq sa keni mundësi, ngase ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe kundërshtimit ndaj të dërguarve
Lëre atë që të ngjall dyshim dhe kapu pas asaj që nuk të ngjall dyshim, sepse e vërteta sjell qetësi, ndërsa gënjeshtra sjell pasiguri
“Nëse dikush ndien diç (gazra) në bark, gjë që i ngjall dyshime nëse ka lëshuar ndonjë gaz apo jo, assesi të mos dalë nga xhamia pa dëgjuar zë ose pa ndier erë.”