1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi Kur t'ju ndaloj diçka, largohuni prej saj, kurse atë që ju urdhëroj, bëjeni aq sa keni mundësi, ngase ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe kundërshtimit ndaj të dërguarve

عن أبي هريرة رضي الله عنه قال: سمعت رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول: «ما نهيتكم عنه فاجتنبوه، وما أمرتكم به فأْتُوا منه ما استطعتم، فإنما أَهلَكَ الذين من قبلكم كثرةُ مسائلهم واختلافهم على أنبيائهم».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Kur t'ju ndaloj diçka, largohuni prej saj, kurse atë që ju urdhëroj, bëjeni aq sa keni mundësi, sepse ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe kundërshtimit ndaj të dërguarve."

Ky hadith është sahih Muttefek alejhi

Shpjegimi

I Dërguari i Allahut ﷺ na përudhi se nëse na ndalon të bëjmë diçka, duhet ta shmangim atë pa përjashtim, e, nëse na urdhëron të bëjmë diçka, atëherë duhet të bëjmë atë që kemi mundësi. Pastaj ai na paralajmëroi që të mos jemi si disa nga popujt e mëparshëm të cilët u bënin shumë pyetje profetëve të tyre pavarësisht se i kundërshtonin ata. Kështu që Allahu i ndëshkoi ata me lloje të shkatërrimit dhe asgjësimit, kështu që nuk duhet të jemi si ata, që mos të shkatërrohemi si ta.

Mësime nga hadithi

  1. Urdhri për t'i zbatuar urdhrat e për t'iu shmangur ndalesave.
  2. Ndalimi nuk e ka bërë të lejuar që të kryhet ndonjë vepër (haram), sikundërqë urdhri (për kryerjen e obligimeve) është i kufizuar sipas mundësisë, sepse largimi e braktisja (e haramit) është e mundur, ndërsa veprimi (i obligimit) ka nevojë për fuqi e aftësi për ta kryer atë.
  3. Ndalimi i pyetjeve të shumta. Dijetarët e kanë ndarë pyetjen në dy pjesë: 1. Pyetja që bëhet në aspektin e mësimit rreth gjërave që i nevojiten nga çështja e fesë. Ky lloj pyetjeje është i urdhëruar dhe të kësaj natyre qenë pyetjet e sahabëve. 2. Pyetja që bëhet në aspektin e kokëfortësisë dhe stërhollimit, njëkohësisht është ajo e ndaluar.
  4. Paralajmërimi i këtij umeti që të mos kundërshtohet Profeti, siç ndodhi në popujt e kaluar.
  5. Kjo ndalesë përfshin atë që është pak dhe shumë, sepse nuk mund të shmanget robi prej ndalesës ndryshe përveçse duke shmangur prej saj e pakta dhe e shumta. Ai na ndaloi zinanë, që përfshin të paktën dhe të shumtën e saj.
  6. Lënia e shkaqeve që çojnë në të ndaluarën, sepse ky është kuptimi i shmangies.
  7. Njeriu ka fuqi dhe aftësi - mundësi, për shkak të thënies së tij: “...aq sa keni mundësi.” Kjo është një kundërpërgjigje ndaj xhebrinjve (deterministët) që thonë: "Njeriu nuk ka aftësi - mundësi, sepse është i detyruar të veprojë, edhe nëse njeriu e lëviz dorën kur është duke folur, ata thonë se lëvizja e dorës nuk është me mundësinë e tij, përkundrazi është i detyruar." Nuk ka dyshim se ky është një mendim i kotë që sjell të këqija të mëdha.
  8. Njeriu, nëse e dëgjon urdhrin e të Dërguarit ﷺ, nuk duhet të thotë: "A është i detyrueshëm apo i rekomandueshëm?", bazuar në fjalën e tij: "...bëjeni aq sa keni mundësi."
  9. Ajo që Profeti ﷺ urdhëroi ose ndaloi është ligj, pavarësisht nëse është në Kuran apo jo. Andaj, ne veprojmë sipas Sunetit (traditës profetike) që ka ardhur me diçka shtesë që nuk është në Kuran, qoftë urdhër, qoftë ndalesë (sepse Suneti është shpallje hjynore po ashtu, bie fjala, në Sunet ka ardhur se ari është i ndaluar për meshkujt. Përkthyesi).
  10. Pyetjet e shumta janë shkaktarë për shkatërrim, veçanërisht në çështjet që nuk mund të arrihen, siç janë çështjet e së padukshmes, siç janë emrat dhe cilësitë e Allahut dhe gjendjet e Ditës së Kiametit. Andaj, mos bëj shumë pyetje rreth kësaj e të shkatërrohesh, duke qenë teprues e stërthellues.
  11. Popujt e kaluar u shkatërruan për shkak të pyetjeve të shumta dhe kundërshtimit të të dërguarve.

Shfaq përkthimet

28 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
FR Français الفرنسية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
DE Deutsch الألمانية
JA 日本語 اليابانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية