1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi Të porosis që kurrë të mos e braktisësh në fund të çdo namazi të thuash: "O Allah! Më ndihmo të të përmend, të të falënderoj dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!

عَنْ مُعَاذِ بْنِ جَبَلٍ رضي الله عنه:
أَنَّ رَسُولَ صَلَّى عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَخَذَ بِيَدِهِ، وَقَالَ: «يَا مُعَاذُ، وَاللَّهِ إِنِّي لَأُحِبُّكَ»، فَقَالَ: «أُوصِيكَ يَا مُعَاذُ لَا تَدَعَنَّ فِي دُبُرِ كُلِّ صَلَاةٍ تَقُولُ: اللَّهُمَّ أَعِنِّي عَلَى ذِكْرِكَ وَشُكْرِكَ وَحُسْنِ عِبَادَتِكَ».

Muadh ibën Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon
se (një ditë) i Dërguari i Allahut ﷺ e kapi për dore dhe i tha: "O Muadh! Për Allahun, unë të dua ty! Të porosis që kurrë të mos e braktisësh në fund të çdo namazi të thuash: "O Allah! Më ndihmo të të përmend, të të falënderoj dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!"

Sahih رواه أبو داود والنسائي وأحمد Suneni i Ebu Davudit - 1522

Shpjegimi

Profeti ﷺ e mori për dore Muadhin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i tha: "Për Allahun, unë të dua ty! Të porosis, o Muadh, që kurrë të mos e braktisësh në fund të çdo namazi të thuash: "O Allah! Më ndihmo të të përmend", - në çdo fjalë e vepër që më afron drejt adhurimit. "Të të falënderoj", - për t'i arritur begatitë dhe për t'iu shmangur fatkeqësive. dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!", - duka ia kushtuar adhurimin sinqerisht Allahut dhe duke e ndjekur Profetin ﷺ.''

Mësime nga hadithi

  1. Është e ligjshme që të lajmërohet personi të cilin e do për hir të Allahut.
  2. Është e rekomanduar të thuhet kjo lutje pas përfundimit të çdo namazi obligativ dhe vullnetar.
  3. Në këtë lutje me këto fjalë të shkurtra përfshihen kërkesat për të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër.
  4. Nga dobitë e dashurisë për hir të Allahut janë këshillimi i ndërsjellë për të vërtetën, dhënia e këshillave dhe bashkëpunimi në mirësi e devotshmëri.
  5. Tibiu tha: "Përmendja e Allahut është fillimi drejt kënaqësisë shpirtërore, falënderimit të Tij dhe mjet për t'i arritur mirësitë e dëshiruara, ndërsa adhurimi i përkryer kërkon shkëputje nga çdo gjë që e shpërqendron njeriun nga Allahu i Lartësuar."

Shfaq përkthimet

50 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية