1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi Profeti ﷺ e ka ndaluar zotimin dhe ka thënë: “Ai nuk sjell mirësi, porse nëpërmjet tij nxirret diç (lëmoshë a diç e tillë) vetëm prej koprracit.”

عَنِ ابْنِ عُمَرَ رضي الله عنهما:
عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَنَّهُ نَهَى عَنِ النَّذْرِ، وَقَالَ: «إِنَّهُ لَا يَأْتِي بِخَيْرٍ، وَإِنَّمَا يُسْتَخْرَجُ بِهِ مِنَ الْبَخِيلِ».

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqu me të dy!) tregon se
Profeti ﷺ e ka ndaluar zotimin dhe ka thënë: “Ai nuk sjell mirësi, porse nëpërmjet tij nxirret diç (lëmoshë a diç e tillë) vetëm prej koprracit.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 1639

Shpjegimi

Profeti ﷺ e ka ndaluar zotimin (ar. en nedhr), i cili nënkupton që njeriu ta detyrojë veten për diçka që nuk e ka obliguar feja. Ai po ashtu tregoi se zotimi nuk afron as nuk shtyn gjë, por nëpërmjet tij nxirret diç vetëm prej koprracit, i cili e bën vetëm atë që është e detyrueshme për të. Gjithashtu zotimi nuk sjell asgjë që nuk është caktuar për të.

Mësime nga hadithi

  1. Zotimi nuk është i ligjshëm, por, nëse zotohet, atëhet duhet ta përmbushë, nëse nuk përbën mëkat (përmbushja e tij).
  2. Arsyeja e mohimit në hadith: "Ai nuk sjell mirësi" është për faktin se ai asgjë nga caktim i Allahut nuk e kthen, si dhe që zotuesi të mos mendojë se përmbushja e kërkesës së tij ka qenë për shkak të zotimit, e Allahu i Lartësuar është i panevojë për këtë.
  3. Kurtubiu ka thënë: "Ky ndalim është atëherë kur dikush thotë, për shembull: "Nëse Allahu shëron të sëmurin tim, atëherë unë do të jap sadaka kaq." Arsyeja e përbuzjes (së kësaj shprehjeje) është se i tilli e lidhi veprim e këtij akti që të afron tek Allahu me përmbushjen e një qëllimi të caktuar. Këtu u shpërfaq se nuk e kishte qëllimin për t'u afruar sinqerisht me Allahun në atë që tha, por kështu veproi në mënyrë të ngjashme me një marrëveshje shkëmbimi. Kjo sqarohet më tepër atëherë kur, po të mos shërohej i sëmuri i tij, ai nuk do ta jepte sadakanë që e kishte lidhur me shërimin. Kjo është gjendja e koprracit, i cili nuk jep nga pasuria e tij asgjë, përveçse me një kundërvlerë të menjëhershme që zakonisht është më e madhe se ajo që dha."

Shfaq përkthimet

55 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
UG ئۇيغۇرچە الأيغورية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
DE Deutsch الألمانية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
KY Кыргызча القيرقيزية
NE नेपाली النيبالية
YO Yorùbá اليوروبا
LT Lietuvių الليتوانية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
SO Soomaali الصومالية
TG тоҷикӣ الطاجيكية
RW Kinyarwanda الكينياروندا
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
CS Čeština التشيكية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
OM Oromoo الأورومو
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan الأذربيجانية
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية