1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Allahu i dëshiron tri gjëra nga ju dhe i urren tri tjera

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«إِنَّ اللهَ يَرْضَى لَكُمْ ثَلَاثًا، وَيَكْرَهُ لَكُمْ ثَلَاثًا، فَيَرْضَى لَكُمْ: أَنْ تَعْبُدُوهُ، وَلَا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا، وَأَنْ تَعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللهِ جَمِيعًا وَلَا تَفَرَّقُوا، وَيَكْرَهُ لَكُمْ: قِيلَ وَقَالَ، وَكَثْرَةَ السُّؤَالِ، وَإِضَاعَةِ الْمَالِ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Allahu i dëshiron tri gjëra nga ju dhe i urren tri tjera.Dëshiron që ju ta adhuroni e të mos i bëni shok Atij, të kapeni të gjithë për Librin e Allahut dhe të mos përçaheni, kurse urren te ju thashethemet, të pyeturit e shumtë dhe shpërdorimin e pasurisë.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 1715

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se Allahu i dëshiron tri cilësi nga robërit e Tij dhe i urren tri të tjera. Ai i do prej tyre këto: 1. Ta adhurojnë vetëm Atë dhe të mos i shoqërojnë asgjë në adhurim. 2. Të kapen të gjithë së bashku pas Litarit të Allahut, Kuranit dhe Sunetit të Profetit të Tij. 3. Të mos përçahen nga xhemati i muslimanëve, por të jenë të bashkuar dhe të mos ndahen. Ndërsa i urren për ta: 1. Fjalët e kota dhe të folurit e tepërt për çështje që nuk u përkasin. 2. Të pyesin për gjëra që nuk kanë ndodhur, ose t’u kërkojnë njerëzve pasuritë dhe paratë e tyre pa nevojë. 3. Shpërdorimin e pasurisë, shpenzimin e saj në rrugë të tjera përveç përdorimeve të lejuara dhe ekspozimin e saj ndaj humbjes.

Mësime nga hadithi

  1. Allahu i Lartësuar do që adhurimi t'i kushtohet Atij sinqerisht dhe urren t'i bëhet kufër Atij (mosbesim).
  2. Inkurajimi për t'u kapur fort për Litarin e Allahut të Lartësuar, sepse kjo çon në unitet dhe harmoni.
  3. Inkurajimi për xhematin (bashkësinë), urdhërimi për t'iu përmbajtur atij dhe për t’i bashkuar radhët e tij, si dhe ndalimi i së kundërtës së kësaj: përçarjes dhe mosmarrëveshjes.
  4. Ndalimi i të folurit të tepërt për gjëra që nuk i përkasin njeriut, sepse nëse janë të lejuara, në to ka humbje kohe, ndërsa nëse janë të ndaluara, në to ka shtim të mëkateve.
  5. Të shmangësh përhapjen e lajmeve për njerëzit, ndjekjen e gjendjes së tyre dhe tregimin e fjalëve e veprave të tyre.
  6. Ndalimi i kërkimit të tepruar të pasurisë së njerëzve.
  7. Ndalimi i shpenzimit të pasurisë pa dobi dhe nxitja për ta ruajtur atë për gjërat që janë të dobishme.

Shfaq përkthimet

35 Gjuha
EN English الإنجليزية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية