عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«مَنْ تَرَدَّى مِنْ جَبَلٍ فَقَتَلَ نَفْسَهُ فَهُوَ فِي نَارِ جَهَنَّمَ يَتَرَدَّى فِيهِ خَالِدًا مُخَلَّدًا فِيهَا أَبَدًا، وَمَنْ تَحَسَّى سُمًّا فَقَتَلَ نَفْسَهُ فَسُمُّهُ فِي يَدِهِ يَتَحَسَّاهُ فِي نَارِ جَهَنَّمَ خَالِدًا مُخَلَّدًا فِيهَا أَبَدًا، وَمَنْ قَتَلَ نَفْسَهُ بِحَدِيدَةٍ فَحَدِيدَتُهُ فِي يَدِهِ يَجَأُ بِهَا فِي بَطْنِهِ فِي نَارِ جَهَنَّمَ خَالِدًا مُخَلَّدًا فِيهَا أَبَدًا».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 5778]
المزيــد ...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Ai që hidhet prej një shkëmbi dhe e mbyt veten, do të jetë në zjarrin e Xhehenemit, ku do të vazhdojë të hidhet në të njëjtën mënyrë pambarim, dhe aty do të qëndrojë përgjithmonë. Ai që pi helm dhe e mbyt veten, do të vazhdojë ta pijë atë helm me dorën e tij në zjarrin e Xhehenemit pambarim, dhe aty do të qëndrojë përgjithmonë. Ai që e mbyt veten me një copë metali, do ta mbajë atë copë metali në dorë, duke e goditur veten në barkun e tij pambarim dhe aty do të qëndrojë përgjithmonë.”

[Sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 5778]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër vetëvrasjes me qëllim në këtë botë, duke treguar se një person i tillë do të dënohet në Xhehenem Ditën e Kiametit, me të njëjtën mënyrë me të cilën ia mori jetën vetes, si shpërblim i përshtatshëm për veprën e tij. Kush hidhet nga mali dhe vdes, ai do të vazhdojë të bjerë nga malet e Xhehenemit, në luginat e tij, duke qëndruar aty përgjithmonë e pambarim. Kush pi helm për ta vrarë veten, do ta ketë helmin në dorën e tij dhe do ta pijë vazhdimisht në Xhehenem, përgjithmonë e pambarim. Ndërsa, kush e shpon barkun e tij me një copë hekuri, do ta ketë atë copë hekuri në dorën e tij dhe do ta shpojë barkun me të vazhdimisht në Xhehenem, duke qëndruar aty përgjithmonë e pambarim.

Mësime nga hadithi

  1. Ndalimi i vetëvrasjes, sepse ajo është prej gjynaheve të mëdha që sjellin dënim të rëndë.
  2. Ajo që është përmendur në hadith është vetëm shembull për disa forma të vetëvrasjes. Përndryshe, pa marrë parasysh mënyrën se si njeriu e vret veten, ai do të dënohet me të njëjtën mënyrë me të cilën ia mori jetën vetes. Në Sahihun e Buhariut, është transmetuar se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që ngulfat veten, ashtu do ta ngulfasë edhe në Zjarr, e ai që e ther (godet) veten, ashtu do ta ther edhe në Zjarr.”
  3. Neveviu ka thënë: "Sa i përket fjalës së Profetit ﷺ: ". .. ku do të vazhdojë të hidhet në të njëjtën mënyrë pambarim dhe aty do të qëndrojë përgjithmonë.”, për këtë janë përmendur disa mendime: Mendimi i parë: Kjo i referohet atij që e bën këtë vepër, duke e konsideruar të lejuar, megjithëse e di se është e ndaluar. Ky është jobesimtar dhe ky do të ishte dënimi i tij. Mendimi i dytë: Fjala “përgjithmonë” ka për qëllim një kohë shumë të gjatë, jo përjetësi të vërtetë, ashtu siç thuhet: Allahu e bëftë të përhershëm sundimin e mbretit! Mendimi i tretë: Ky është dënimi që meriton, mirëpo Allahu i Lartësuar, nga bujaria e Tij, na ka njoftuar se askush që vdes si musliman nuk do të qëndrojë përgjithmonë në Zjarr."
  4. Kjo është prej shembujve të përputhjes së dënimeve në botën tjetër me veprat në këtë botë. Nga kjo, kuptohet se dëmtimi i vetvetes është i ngjashëm me dëmtimin e të tjerëve për nga gjynahu. Kjo sepse njeriu nuk e zotëron shpirtin e tij plotësisht. Ai i përket Allahut të Lartësuar dhe njeriu duhet të veprojë me të vetëm sipas asaj që Allahu i Lartësuar e ka lejuar.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Indonezisht Bangalisht Më shumë (38)