عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ:
قَدِمَ أُنَاسٌ مِنْ عُكْلٍ أَوْ عُرَيْنَةَ، فَاجْتَوَوْا المَدِينَةَ فَأَمَرَهُمُ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بِلِقَاحٍ، وَأَنْ يَشْرَبُوا مِنْ أَبْوَالِهَا وَأَلْبَانِهَا، فَانْطَلَقُوا، فَلَمَّا صَحُّوا قَتَلُوا رَاعِيَ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، وَاسْتَاقُوا النَّعَمَ، فَجَاءَ الخَبَرُ فِي أَوَّلِ النَّهَارِ، فَبَعَثَ فِي آثَارِهِمْ، فَلَمَّا ارْتَفَعَ النَّهَارُ جِيءَ بِهِمْ، فَأَمَرَ فَقَطَعَ أَيْدِيَهُمْ وَأَرْجُلَهُمْ، وَسُمِرَتْ أَعْيُنُهُمْ، وَأُلْقُوا فِي الحَرَّةِ، يَسْتَسْقُونَ فَلاَ يُسْقَوْنَ، قَالَ أَبُو قِلاَبَةَ: فَهَؤُلاَءِ سَرَقُوا وَقَتَلُوا، وَكَفَرُوا بَعْدَ إِيمَانِهِمْ، وَحَارَبُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ.
[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 233]
المزيــد ...
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“Disa njerëz erdhën nga Ukli, - ose ka thënë: nga Urejna, - në Medinë, por nuk iu përshtat klima, kështu që u sëmurën. Profeti ﷺ i urdhëroi të shkonin te devetë (e sadakasë) e të pinin urinën dhe qumështin e tyre. Ata shkuan dhe, pasi u shëruan, e vranë bariun e Profetit ﷺ, i morën kopenë me deve (dhe ia mbathën). Lajmi për ta erdhi gjatë paradites. Profeti ﷺ dërgoi dikë në kërkim të tyre dhe, në mesditë, i sollën para Profetit ﷺ. Ai urdhëroi t'ua prisnin duart dhe këmbët, t'ua damkosnin sytë, pastaj i hodhën në gurishtën (e Medinës). Kërkonin ujë, por nuk u jepej.” Ebu Kilabe thotë: “Këta vodhën, vranë, bënë kufër (mosbesim) pas imanit dhe e luftuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ.”
[Sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 233]
Disa burra nga fiset Ukl dhe Urajne vajtën te Profeti ﷺ si muslimanë. Ata u goditën nga një sëmundje që u shkaktonte fryrje në bark, dhe nuk u pëlqente të qëndronin në Medinë, sepse ushqimi dhe ajri i saj nuk iu përshtateshin. Profeti ﷺ i urdhëroi të shkonin te devetë e sadakasë dhe të pinin nga urina dhe qumështi i tyre. Ata shkuan, dhe kur u shëruan, fituan peshë dhe iu kthye ngjyra e trupit, ata vranë bariun e Profetit ﷺ dhe i morën devetë. Lajmi i arriti Profetit ﷺ herët në mëngjes, dhe ai dërgoi njerëz për t’i ndjekur. Ata u kapën në mesditë dhe u sollën si të burgosur para Profetit ﷺ. Ai urdhëroi që t’u priteshin duart dhe këmbët dhe t’u nxirreshin sytë, sepse ata i kishin bërë të njëjtën gjë bariut. Pastaj u hodhën në gurishten (e Medinës), ku kërkuan ujë por nuk u dha dhe më në fund vdiqën. Ebu Kilabe thotë: “Këta vodhën, vranë, bënë kufër (mosbesim) pas imanit dhe e luftuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ.”