عَنْ عُبَادَةَ بْنِ الصَّامِتِ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ، وَكَانَ شَهِدَ بَدْرًا، وَهُوَ أَحَدُ النُّقَبَاءِ لَيْلَةَ العَقَبَةِ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ، وَحَوْلَهُ عِصَابَةٌ مِنْ أَصْحَابِهِ:
«بَايِعُونِي عَلَى أَلَّا تُشْرِكُوا بِاللَّهِ شَيْئًا، وَلاَ تَسْرِقُوا، وَلاَ تَزْنُوا، وَلاَ تَقْتُلُوا أَوْلاَدَكُمْ، وَلاَ تَأْتُوا بِبُهْتَانٍ تَفْتَرُونَهُ بَيْنَ أَيْدِيكُمْ وَأَرْجُلِكُمْ، وَلاَ تَعْصُوا فِي مَعْرُوفٍ، فَمَنْ وَفَى مِنْكُمْ فَأَجْرُهُ عَلَى اللَّهِ، وَمَنْ أَصَابَ مِنْ ذَلِكَ شَيْئًا فَعُوقِبَ فِي الدُّنْيَا فَهُوَ كَفَّارَةٌ لَهُ، وَمَنْ أَصَابَ مِنْ ذَلِكَ شَيْئًا ثُمَّ سَتَرَهُ اللَّهُ فَهُوَ إِلَى اللَّهِ، إِنْ شَاءَ عَفَا عَنْهُ وَإِنْ شَاءَ عَاقَبَهُ» فَبَايَعْنَاهُ عَلَى ذَلِكَ.
[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 18]
المزيــد ...
Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pjesëmarrës në Luftën e Bedrit me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe një prej pjesëtarëve të Besëlidhjes së Akabesë, transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ, përreth të cilit po qëndronin një grup shokësh të tij, ka thënë:
“Jepmani besën se nuk do t'i shoqëroni Allahut asgjë, nuk do të vidhni, nuk do të bëni zina, nuk do t'i mbysni fëmijët tuaj, nuk do të bëni shpifje në moralin e njëri-tjetrit, dhe nuk do të kundërshtoni kur të urdhëroheni për të mirë. Cilido prej jush që e mban besën e tij, do të shpërblehet nga Allahu, e kushdo që bie në ndonjërën prej këtyre (përveç idhujtarisë) dhe ndëshkohet në dynja, kjo i mjafton si shpagim (për mëkatin). Ndërkaq, kushdo që bie në ndonjërën prej këtyre (përveç idhujtarisë), e pastaj Allahu ia mbulon ato, atëherë çështja e tij i përket Allahut: nëse do, e fal, e nëse do, e dënon.” Atëherë ia dhamë besën për këtë.”
[Sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 18]
Ubade ibn eSamiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ishte ndër pjesëmarrësit në betejën e madhe të Bedrit dhe ishte udhëheqësi i popullit të tij që doli përpara për të dhënë besën për mbështetjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ në natën e Akabesë në Mina, - kur i Dërguari i Allahut ishte në Mekë para se të emigronte në Medinë - njoftoi se Profeti ﷺ ishte i ulur mes shokëve të tij dhe u kërkoi atyre t'i jepnin besën për disa çështje: Së pari: Të mos i shoqërojnë Allahut asgjë në adhurim, pavarësisht sa e vogël qoftë ajo. Së dyti: Të mos vjedhin. Së treti: Të mos bëjnë zina (kurvëri). Së katërti: Të mos i vrasin fëmijët e tyre; as djemtë nga frika e varfërisë dhe as vajzat nga frika e turpit. Së pesti: Të mos bëni shpifje në moralin e njëri-tjetrit. Së gjashti: Të mos e kundërshtojnë Profetin ﷺ kur bëhet fjalë për atë që është e drejtë dhe urdhërim për të mirë. Kushdo që mbetet i palëkundur në këtë besë dhe i përmbahet asaj, shpërblimi i tij është tek Allahu. Sa u përket atyre që kryejnë ndonjë nga gjërat e përmendura, përveç - shirkut -, dhe ndëshkohen për të në këtë botë përmes dënimit të përcaktuar fetar (ar. hadd), kjo shërben si shlyerje (kefaret) për të dhe mëkati i tij fshihet. Megjithatë, kushdo që kryen ndonjë prej këtyre veprave dhe Allahu ia mbulon atë, çështja e tij i mbetet Allahut; Ai ose mund ta falë, ose mund ta ndëshkojë. Të gjithë ata që ishin të pranishëm i dhanë besë e tyre për këtë.