1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Besimtari vazhdon të jetë në kauza të fesë së tij, përderisa nuk ka derdhur gjak të ndaluar (të dikujt).”

عَنِ ابْنِ عُمَرَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«لَنْ يَزَالَ المُؤْمِنُ فِي فُسْحَةٍ مِنْ دِينِهِ، مَا لَمْ يُصِبْ دَمًا حَرَامًا».

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Besimtari vazhdon të jetë në kauza të fesë së tij, përderisa nuk ka derdhur gjak të ndaluar (të dikujt).”

Sahih Transmeton Buhariu Sahihu i Buhariut - 6862

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka njoftuar se besimtari mbetet në gjerësinë dhe hapësirën e veprave të tij të mira, me shpresë për mëshirën e Allahut, derisa të vrasë dikë padrejtësisht. Atëherë veprat e tij ngushtohen, sepse ato nuk mund ta kompensojnë mëkatin dhe fajin e rëndë të vrasjes.

Mësime nga hadithi

  1. Kjo tregon peshën e rëndë të vrasjes së padrejtë dhe të vrasjes me paramendim, pasi ajo e nxjerr besimtarin nga gjerësia e fesë, në ngushtim.
  2. Ekzistojnë katër kategori gjaku të ndaluar për t’u derdhur: 1. Gjaku i muslimanit, i cili është më i paprekshmi. 2. Gjaku i dhimiut, që i referohet hebrenjve dhe të krishterëve, që jetojnë në një shtet islam, duke mbetur në fenë e tyre, duke paguar xhizjen (taksën e mbrojtjes) dhe duke iu përmbajtur ligjeve islame. 3. Gjaku i muahidit, që i referohet jomuslimanëve në vendet e tyre, me të cilët kemi marrëveshje paqeje; ata nuk na luftojnë dhe ne nuk i luftojmë ata. 4. Gjaku i musteminit, që i referohet një jomuslimani luftëtar, që nuk ka marrëveshje apo besëlidhje me ne, por të cilit i është dhënë mbrojtje për një periudhë të caktuar, duke iu lejuar hyrja në tokat muslimane me lejen e sundimtarit ose të përfaqësuesit të autorizuar prej tij.

Shfaq përkthimet

34 Gjuha
EN English الإنجليزية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية