عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«أَلْحِقُوا الفَرَائِضَ بِأَهْلِهَا، فَمَا بَقِيَ فَلِأَوْلَى رَجُلٍ ذَكَرٍ».

[صحيح] - [متفق عليه] - [صحيح البخاري: 6737]
المزيــد ...

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Jepjani pjesën e trashëgimisë atyre që u takon, e ajo që tepron, i përket mashkullit më të afërt.”

[Ky hadith është sahih] - [Muttefek alejhi] - [Sahihu i Buhariut - 6737]

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith i urdhëron ata që merren me ndarjen e trashëgimisë që ta shpërndajnë atë tek ata që e meritojnë, në mënyrë të drejtë dhe sipas ligjit fetar, ashtu siç e ka caktuar Allahu i Lartësuar. Përfituesve të pjesëve të caktuara u jepen pjesët e tyre të përmendura në Librin e Allahut, të cilat janë: dy të tretat, një e treta, një e gjashta, gjysma, një e katërta dhe një e teta. Ajo që mbetet pas tyre, u jepet më të afërmve të të vdekurit nga meshkujt, të cilët quhen "asabe".

Mësime nga hadithi

  1. Hadithi është rregull bazë në ndarjen e pasurisë së lënë pas vdekjes.
  2. Ndarja e trashëgimisë fillon me ata që kanë pjesë të përcaktuara me tekst fetar.
  3. Ajo që mbetet pas ndarjes së pjesëve të pëcaktuara, u takon të afërmve të të vdekurit nga meshkujt.
  4. I jepet përparësi të afërtit, pastaj të largëtit. Andaj, një trashëgimtar mashkull i largët, si xhaxhai, nuk trashëgon nëse ekziston një trashëgimtar i afërt, si babai.
  5. Të afërmve të të vdekurit nga meshkujt nuk i takon asgjë, nëse pjesët e përcaktuara e përfshijnë të gjithë trashëgiminë, domethënë nuk mbetet më asgjë prej saj.
Shfaq përkthimet
Gjuha: Anglisht Urdu Spanjisht Më shumë (46)
Më shumë