1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Në Ditën e Kiametit, Dielli u afrohet njerëzve, saqë do të jetë në një afërsi prej një miljeje.”

عَنِ الْمِقْدَادِ بْنِ الْأَسْوَدِ رَضيَ اللهُ عنهُ قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، يَقُولُ:
«تُدْنَى الشَّمْسُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ مِنَ الْخَلْقِ، حَتَّى تَكُونَ مِنْهُمْ كَمِقْدَارِ مِيلٍ»، قَالَ سُلَيْمُ بْنُ عَامِرٍ: فَوَاللهِ مَا أَدْرِي مَا يَعْنِي بِالْمِيلِ؟ أَمَسَافَةَ الْأَرْضِ، أَمِ الْمِيلَ الَّذِي تُكْتَحَلُ بِهِ الْعَيْنُ قَالَ: «فَيَكُونُ النَّاسُ عَلَى قَدْرِ أَعْمَالِهِمْ فِي الْعَرَقِ، فَمِنْهُمْ مَنْ يَكُونُ إِلَى كَعْبَيْهِ، وَمِنْهُمْ مَنْ يَكُونُ إِلَى رُكْبَتَيْهِ، وَمِنْهُمْ مَنْ يَكُونُ إِلَى حَقْوَيْهِ، وَمِنْهُمْ مَنْ يُلْجِمُهُ الْعَرَقُ إِلْجَامًا» قَالَ: وَأَشَارَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بِيَدِهِ إِلَى فِيهِ.

Mikdad ibn Esvedi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Në Ditën e Kiametit, Dielli u afrohet njerëzve, saqë do të jetë në një afërsi prej një miljeje.” Sulejm ibn Amiri tha: “Pasha Allahun, me “milje" nuk e di a kishte për qëllim njësinë matëse të gjatësisë apo “miljen" me të cilën lyhet syri." Profeti ﷺ vazhdoi: “Njerëzit do të jenë në djersë sipas veprave të tyre. Dikush do të jetë i zhytur deri te nyjat e këmbëve, dikush deri te gjunjët, dikush deri te beli, dikush do të mbulohet me djersë tërësisht”, - dhe i Dërguari i Allahut ﷺ bëri me dorë nga goja.

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2864

Shpjegimi

Profeti ﷺ ka njoftuar se në Ditën e Gjykimit dielli do t’u afrohet njerëzve dhe do të jetë aq pranë, sa vetëm një milje larg nga kokat e tyre e ndan. Tabiini, Sulejm ibn Amiri, ka thënë: “Pasha Allahun, nuk e di se cilin prej dy kuptimeve kishte për qëllim: a miljen si masë distance në tokë, apo miljen që përdoret si surmë për sytë." Profeti ﷺ vazhdoi: "Njerëzit do të jenë të mbuluar nga djersa sipas veprave të tyre. Disa do ta kenë djersën deri te nyjat e këmbëve, disa deri te gjunjët, disa deri te beli, ndërsa disa do ta kenë djersën deri te goja, duke u penguar të flasin." I Dërguari i Allahut ﷺ bëri me dorë nga goja.

Mësime nga hadithi

  1. Sqarimi i tmerreve të Ditës së Gjykimit dhe paralajmërimi ndaj tyre.
  2. Në Ditën e Gjykimit, njerëzit do të përballen me vështirësi në vendin e qëndrimit sipas veprave të tyre.
  3. Nxitja për kryerjen e veprave të mira dhe paralajmërimi kundër veprave të këqija.

Shfaq përkthimet

43 Gjuha
EN English الإنجليزية
UR اردو الأوردية
ES Español الإسبانية
ID Indonesia الإندونيسية
BN বাংলা البنغالية
TR Türkçe التركية
RU Русский الروسية
BS Bosanski البوسنية
SI සිංහල السنهالية
HI हिन्दी الهندية
ZH 中文 الصينية
FA فارسی الفارسية
VI Tiếng Việt الفيتنامية
TL Tagalog تجالوج
KU Kurdî الكردية
HA Hausa الهوسا
PT Português البرتغالية
ML മലയാളം المليالم
TE తెలుగు التلغو
SW Kiswahili السواحيلية
TA தமிழ் التاميلية
MY မြန်မာ البورمية
TH ไทย التايلندية
PS پښتو بشتو
AS অসমীয়া الأسامية
SV Svenska السويدية
AM አማርኛ الأمهرية
NL Nederlands الهولندية
GU ગુજરાતી الغوجاراتية
PRS دری الدرية
SR Српски الصربية
RO Română الرومانية
HU Magyar المجرية
MOS Moore الموري
MG Malagasy المالاجاشية
KN ಕನ್ನಡ الكانادا
WO Wolof الولوف
UK Українська الأوكرانية
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية