عَنْ أَبَي قَتَادَةَ رضي الله عنه أنَّهُ طَلَبَ غَرِيمًا لَهُ، فَتَوَارَى عَنْهُ ثُمَّ وَجَدَهُ، فَقَالَ: إِنِّي مُعْسِرٌ، فَقَالَ: آللَّهِ؟ قَالَ: آللَّهِ؟ قَالَ: فَإِنِّي سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«مَنْ سَرَّهُ أَنْ يُنْجِيَهُ اللهُ مِنْ كُرَبِ يَوْمِ الْقِيَامَةِ فَلْيُنَفِّسْ عَنْ مُعْسِرٍ أَوْ يَضَعْ عَنْهُ».
[صحيح] - [رواه مسلم] - [صحيح مسلم: 1563]
المزيــد ...
Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e kërkonte një borxhli të vetin, porse ai fshihej prej tij e, kur e gjeti, ai i tha: “Nuk mund të ta kthej borxhin.” - Për Allahun? - e pyeti Ebu Katadja. - Për Allahun, - i tha borxhliu. Atëherë Ebu Katadja i tha: “Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Kush dëshiron që Allahu ta shpëtojë nga vështirësitë e Ditës së Gjykimit, le t'ia lehtësojë borxhliut që është ngushtë ose le t'ia falë borxhin.”
[Ky hadith është sahih] - [E shënon Muslimi] - [Sahihu i Muslimit - 1563]
Ebu Katade Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) po e kërkonte një borxhli të tij, i cili fshihej prej tij. Kur e gjeti, borxhliu i tha: "Unë jam në vështirësi dhe nuk kam pasuri për ta shlyer borxhin tënd."
Atëherë Ebu Katadeja (Allahu qoftë i kënaqur me të) u përbetua në Allahun se vërtet nuk kishte asnjë pasuri?
Kështu që ai u betua në Allahun se është i sinqertë në atë që po e thotë.
Kësisoj Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tregoi se e kishte dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë:
"Kushdo që dëshiron dhe gëzohet që Allahu ta shpëtojë nga vështirësitë, sprovat dhe tmerrimet e Ditës së Gjykimit, le t’i japë afat borxhliut që është ngushtë, duke e shtyrë ose vonuar kërkesën për pagesë, ose duke ia ulur borxhin, apo duke ia falur atë."